Kategori: Fëmija

Sfidat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme

thumbnail Video 1 https://youtu.be/g4SX4kTg9V0 Një intervistë me mjeken pediatre dr. Loéva Dubreuil (Francë) dhe Jolka Nathanaili-Penotet rreth shërbimeve të konsultoreve të nënës dhe fëmijës në Francë : ndjekja e nënës shtatëzanë, rritja, parandalimi i vdekjes së papritur të foshnjes,  mbikqyrja e zhvillimit të fëmijës dhe e çrregullimeve të tij, mitet dhe faktet rreth vaksinimit dhe efekteve anësore, rreziku ndaj përdorimit të ekraneve tek fëmijët, këshilla rreth prindërimit të duhur në respektimin e ritmeve të ushqyerjes, gjumit; bashkëpunimi me çerdhet, kopshtet, shkollat fillore, bilancet zhvillimore të detyrueshme për vlerësimin e të nxënit e të mësuarit përpara moshës 6 vjeç.

Gjuha versus ndjenja

Gjuha versus Ndjenja

                                              Gjuha (mendimi) versus ndjenja!

Kur pyetet ‘A t’pëlqeu libri?’ e sigurt që libri është një objekt konsumi…po përse nuk ndryshojmë pyetjen ? Po sikur të mos të të ketë pëlqyer? Do ishte me vend sikur një libër, një tekst etj. të mund të fuste në mendime dhe më pas mund të diskutohej dhe ndjenja. Reklamimi i tepërt dhe shndërrimi i gjithçkaje në objekte konsumi e katandis njeriun në qenie të shfrytëzueshme më së paku. Fëmijës së vogël kur i lexojmë një libër i propozojmë një zhytje të menjëherëshme në mendime dhe sigurisht ndjenjat do pasojnë por nuk janë thelbi. Thelbi është vënia në lëvizje e mendimit me anë të gjuhës. Ndërsa ndjenjat duan kohën e vet të lindin dhe janë tejet të ndryshueshme lindin e perëndojnë sipas midesë (Lacan-i i cilësonte si të rreme). Ndjenjat sidomos me kalimin e kohës dhe maturimin e fëmijës fillojnë gëlojnë ndaj qëllimi i një fotografie apo përcaktimit të tyre me emra është një dava e humbur.
Kur e reduktojmë çdo gjë tek ndjenja ehde pse mund të duket yshtëse, të jeni të sigurtë se e varfërojmë njeriun dhe nisemi drejt një shtegu qorrsokak. Le t’i lëmë ndjenjat më vete, pa cilësime apo përkufizime, për t’i lejuar fëmijës t’i përjetojë lirshëm, fundja dhe t’i vërë emrin vetvetiu (por ky tipar i përket më shumë prindërve që rreken të emërtojnë çdo gjë).
Le ta lëmë fëmijën të mendojë lirshëm sa kohë është ende në kohë ta bëjë. Liria e mendimit është e pakufijshme ndërsa ajo e ndjenjës është e gënjeshtërt pasi të premton ëndje të pafundme në horizont por të lë në qorrsokak nga ana e të menduarit.
Ngritja e pyetjeve si psh. ‘A t’pëlqeu libri?’ herët a vonë rrëshket drejt paradokseve të regjistrit imagjinar.
Pikërisht për faktin se ndjenja apo afekti është gjithmonë imagjinar s’ka vend për më shumë se një ndaj rivalitetit është i vetmi fryt që kjo pemë jep). Ka dhe pyetje si : kë do më shumë, mamin apo babin? ….. E imagjinoni fare qartë ç’fund ysht ky mendim ku rrafshohen në një ndjenjë të vetme (simbiozë fitimtare ku dy bëhen një) duke ia cunguar botën fëmijës të cilit i duhet të zgjedhë mes dy marrëdhënieve tejet të ndryshme, asaj me nënën dhe asaj me babanë. Asnjë fëmijë nuk do donte të zgjidhte dhe thellë thellë nuk do dinte as se si të përgjigjej se nuk krahasohen dy regjistra kaq të ndryshëm sa i përket funksioneve që kanë tek formimi i fëmijës. Do ishte me vend që të rriturit të mësonin më shumë nga fëmijët në këto kohë të egra imagjinare ku çdo gjë të përplaset në sy, ku po shndërrohemi në një lloj syri që ha….në vend që të flisnim, të vështronim e të dëgjonim duke qarkulluar botën nga këto zgavra, zona pulsionale frojdiane par excellence.
Do zgjidhja instinktivisht të më merrte për dore fëmija, i cili e di fort mirë që ciklin e kohës së ndjenjës e ka po aq të shkurtër sa konsumimi i një fruti apo i një përralle ndërsa mendimi që ky fëmijë do fitojë do të mund ta ketë për shumë më gjatë, pikërisht se nuk e ha dot!

Kur detyrat shndërrohen në makth ! Funksioni i ëndërrimit.

Koha e mjaftueshme që një fëmijë shpenzon për të bërë detyrat pas shkolle

Gjatë shkollës fillore (sipas sistemit francez : cours préparatoires Cp & cours élémentaires Ce1) fëmija 6-7 vjeçar shpenzon jo më shumë se gjysmë ore për detyrat dhe kryesisht kërkohen orale (ose ushtrime me qasje “kërkimore” ku fëmijës i duhet të kërkojë për të vënë në lëvizje regjistrin imagjinar nëpërmjet skenarëve, lojës së qëllimtë etj.)

Koha e punës me detyrat deri në një orë maksimumi për fëmijët mes moshës 7- 10 vjec [ cours elementaires 1, 2 CE1, CE2, dhe cours moyens CM1 -CM2] duke vijuar rritjen progresive në shkollën 9 vjecare (fr. : college) sipas nevojave dhe cilësive të brendshme personale të fëmijës. …..

Por sipas pedagogëve të sistemit arsimor francez çelësi qëndron në faktin se sa më shumë kontakte të kenë prindërit me mësuesit dhe të shkëmbejnë rreth jetës së fëmijës në shkollë aq më pak kohë fëmija do të shpenzojë me detyrat dhe sidomos aq më pak nevojë do të ketë për të bërë detyra pas shkolle.

(më tepër…)

Si t’u flasim fëmijëve për koronavirusin (COVID-19) ?

header family Nëse për prindërit, epidemia e koronavirusit (ose Covid-19) mund të sjellë shqetësime, pyetje dhe panik, të cilat përforcohen dhe nga pushtimi mediatik dhe përcjellja e vazhdueshme e informacioneve, nga ana tjetër edhe vetë fëmijët preken drejtpërsëdrejti nga këto dukuri.  A duhet t’u flasim fëmijëve për epideminë? Si t’ua shpjegojmë fëmijëve se çfarë po ndodh pa i tronditur ? Cilat fjalë të zgjedhim për t’i dhënë atyre sadopak siguri ?

Përse duhet t’u flasim fëmijëve për koronavirusin ?

Epidemia botërore e koronavirusit çon në vendime dhe masa të papreçedenta, ndër të tjera udhëzon qëndrimin në shtëpi, masa që nuk janë pa pasoja për të rriturit. Shqetësimit lidhur me virusin ardhur nga larg, i shtohet edhe ndjenja e pafuqisë, pasigurisë, pritjes ankthioze si dhe lista e shtrëngesave përballë vendimeve që u imponohen të gjithëve me qëllim kufizimin e shpërhapjes së shpejtë të kësaj epidemie. Përditshmëria është tërësisht e turbulluar dhe shoqërohet me një sërë pasojash siç janë ndërprerja e jetës së zakonshme, ndërprerja e detyruar e mësimit nëpër shkolla, shqetësimi për gjendjen ekonomike të rënduar për familjet e varfëra dhe çoroditja lidhur me ngujimin në banesa së bashku me fëmijët të cilët shpesh janë të paduruar. Fëmijët padyshim preken nga ky kontekst dhe jo vetëm sepse ritmi i tyre i jetës është ndërprerë por mbi të gjitha sepse ata përjetojnë shqetësimin e prindërve të tyre. Në këto kushte mund të duket tunduese të shmanget biseda me fëmijët lidhur me situatën, sidomos me fëmijët dhe me ata më të vegjëlit. Qarkullon ideja se ata janë “ tepër të vegjël për të kuptuar ”, “ kjo do t’i traumatizonte edhe më tepër ”. Ndërkohë ne sot dimë se sekreti dhe gënjeshtra sjellin pasoja realisht shkatërruese për fëmijët në momentin që ata do të arrijnë moshën ku do të mund të ndërgjegjësohen. Ndaj është thelbësore t’u flasim, duke ua përshtatur fjalët moshës së tyre.

T’ia përshtasim bisedën moshës së fëmijës

Në kohë krize, fëmija ka më tepër nevojë të ndihet i kuptuar, i mbrojtur dhe i sigurtë. Fëmijët, sidomos më të vegjëlit, nuk i kanë burimet e mjaftueshme në rrafshin mendor dhe afektiv për të kuptuar dhe për të njësuar mendërisht çdo gjë që përcillet përreth tyre. Ata tronditen më shumë nga reagimet e rrethit të tyre familjar sesa nga realiteti. Fëmijët që zotërojnë fjalën përgjithësisht pyesin shpesh, sepse janë të rrethuar nga mediat që flasin pa pushim ndërkohë që vënë re se njerëzit në rrugë kanë vënë maska. Ata pyesin “ ç’është ky koronavirusi ? ” “ pse njerëzit kanë maska ? ”, “ pse nuk mund të shkojmë tek lodrat ? ”, “ pse të mëdhenjtë kanë frikë ? ”, “ pse nuk mund të shkojmë në shkollë ? ”, etj. Përballë pyetjes së një fëmije, i rrituri duhet të kuptojë se ka gjithmonë një teori fëminore dhe se fëmija kërkon mbi të gjitha të dijë nëse teoria e tij është e saktë apo jo. Mënyra më e thjeshtë, përpara se t’i kthejmë përgjigje fëmijës, është ta pyesim atë se çfarë ka arritur të kuptojë, çfarë mendon për këtë gjendje ku ndodhet ai dhe të tjerët. Vetëm në sajë të përgjigjes së fëmijës, i rrituri do të mund të japë shpjegimin që  i përshtatet më shumë fëmijës. Nëse fëmija i thotë se nuk i kupton disa gjëra, i rrituri mund t’i thotë po ashtu se dhe ai nuk i kupton dot të gjitha vendimet, por që duhet t’i respektojnë vendimet edhe pse nuk jemi gjithmonë dakort me to (parim bazik i përcjelljes së respektit ndaj ligjit). Është e rëndësishme të flitet për doktorët, spitalet dhe të gjitha mjekimet që mund të ekzistojnë kur është e domosdoshme. Për foshnjet dhe fëmijët që nuk flasin ende por që i rrituri u flet, të rriturit mund t’u shpjegojnë duke përmendur se ata vetë janë të shqetësuar se vetë jeta ka ndryshuar sepse ka një “ virus të keq ” që shkon nga një person tek tjetri, por duke theksuar njëkohësisht se ata, prindërit do të qëndrojnë pranë fëmijës për ta mbrojtur dhe për t’u kujdesur për të. Ndërkohë foshnja nuk kupton si fëmija më i madh, por kur të rriturit i flasin, nuk ka më sekrete mes tij dhe të rriturit, duke i krijuar kështu foshnjes mundësinë për të qenë i gatshëm në aspektin psikik. Fëmija ka absolutisht nevojë të dijë që i rrituri e kupton, se nuk e kanë braktisur dhe se po përkujdesemi për të. Duke folur me fëmijët, me fjalët e tyre, i rrituri rigjen disi mendimin e tij magjik fëminor dhe qetëson kështu vetë ankthin e tij.

 Ta përmendësh koronavirusin me emër dhe t’ia shpjegosh fëmijës

Është e rëndësishme të flasësh për virusin dhe ta përmendësh me emër, përndryshe përballë çdo sëmundje fëmija do të mendojë se bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Është e mundur të shpjegohet, në funksion të pyetjes së fëmijës, se koronavirusi është : shumë shumë i vogël dhe hyn tek njerëzit, nganjëherë nuk bën asgjë, nganjëherë na sëmur me grip dhe nganjëherë është shumë e rëndë sepse duhet të shkojmë në spital. Na duhet të bëjmë çdo gjë që të mos e lejojmë që të shkojë tek të gjithë dhe t’i sëmurë të gjithë.  Nëse fëmija përgjigjet duke u shprehur se ai e di se disa njerëz kanë vdekur, i rrituri mund t’i përgjigjet se kjo është e vërtetë, por që personat që kanë vdekur ishin të sëmurë më përpara ose ishin shumë të moshuar dhe se virusi ishte më i fortë se ata por që virusi nuk i merr jetën fëmijëve sepse të rriturit ndodhen afër tij për t’u kujdesur për të dhe nëse ndodh diçka ata menjëherë do të bëjnë çmos po ashtu edhe doktorët që janë shumë të fortë dhe kanë ilaçe ….  T’u transmetosh fëmijëve besimin tek mjekësia, solidariteti dhe vëmendja ndaj të tjerëve është një mësim thelbësor që mund t’u përcjellim fëmijëve dhe është edhe një pasojë pozitive e krizës aktuale. Një fytyrë e maskuar mund të jetë tmerruese për një fëmijë sepse nuk mund të mbështetet më tek referencat emocionale që bart zakonisht fytyra njerëzore për ta. Prandaj nevojitet t’u shpjegohet rëndësia e mbajtjes së maskës, qoftë edhe duke e shndërruar në një lojë (maskimi). I rrituri duhet t’i shpjegojë gjithashtu rëndësinë e larjes sa më mirë të duarve për të larguar viruset që janë në to dhe për të mos ia kaluar ato dikujt tjetër. Të gjitha këto shpjegime të thjeshta bëjnë që frika të shndërrohet në veprim dhe fëmija të mos përjetojë më pafuqinë që paralizon këdo.

T’i ruajmë fëmijët nga mediat 

Është e rëndësishme t’i ruajmë fëmijët nga media. Të shmangim ankthin që buron nga mediat duke i parë lajmet vetëm një herë në ditë sepse të jesh vazhdimisht në kontakt me aktualitetin ushqen vetë ankthin. Mos shikoni dhe mos dëgjoni asnjëherë lajmet kur fëmija është i pranishëm, cilado qoftë mosha e fëmijës edhe kur fëmija duket sikur po merret me diçka tjetër dhe nuk e ka mendjen. Fëmijët dëgjojnë çdo gjë por nuk e kanë ende aftësinë të analizojnë atë që dëgjojnë në kontekstin e duhur dhe nuk mendojnë gjithmonë t’ju kërkojnë shpjegime. Nëse nuk kuptojnë atë që thuhet dhe që shfaqet në ekran, shpesh ata kuptojnë shprehjen tuaj të fytyrës ndërkohë që ju po dëgjoni dhe po komentoni me njëri-tjetrin.

Qëndroni të qetë dhe informoni pa frikësuar 

Ideale do të ishte që të rriturit të qëndrojnë të qetë dhe kjo nganjëherë herë mund të jetë e vështirë për t’u arritur. Nuk bëhet fjalë këtu për të patur iluzionin se mund ta ndalojmë frikën. Frika nuk është negative në vetvete. Në disa raste mjafton të jemi të vetëdijshëm për të dhe të dimë ç’të bëjmë përballë saj.
  • Kërkojini fëmijës të flasë lidhur me atë që ka kuptuar;
  • Përdorni fjalë të thjeshta, një gjuhë që ai e kupton, duke shmangur kështu lënien e fëmijës pa shpjegime si dhe mësojini të mos i lërë emocionet e veta të pa analizuara dhe të pakuptueshme nga prindërit e tij;
  • Këmbëngulni tek domosdoshmëria për të respektuar masat e detyrueshme si dhe tek besimi që duhet të kemi tek ata që marrin vendimet si dhe punonjësit e shëndetësisë.
  logo - transparent

  ©Child & Family Unit Nyjelakim Njësia për fëmijën & Familjen Nyjelakim

Përditësuar me udhëzimet e fundit nga : Société Française de Pédiatrie; Protection Maternelle Infantile (PMI); INSERM

28 Shtator: Historik i klinikës psikiatrike dhe psikanalitike

Cikli klinik dita I Historik i klinikës psikiatrike & psikanalitike. Historik i psikiatrisë franceze (nga Mesjeta tek alienistët, azilet dhe kurimi i të sëmurëve mendorë, alienimi mendor sipas : dr. Pinel, Esquirol, Magnan, Charcot, Clérambault (sindroma e automatizmit mendor) etj.) Klinika e neurozave pas studimeve mbi histerinë; zhvillimi i klinikës së neurozave, nga Charcot tek Freud. Lindja e koncepteve të para në klinikën e neurozave. Ilustrim me raste klinike të literaturës frojdiane. “Sindroma e Automatizmit Mendor” e dr. G.De Clerambault Studim rasti klinik per ilustrimin e automatizmit mendor Perspektivat kliniko-teorike duke diskutuar prurjet e veprës moderne « Lindja e klinikës » e autorit të rëndësishëm, M. Foucault. Cikli Klinik 2019-2020 në proces akreditimi nga QKEV
(më tepër…)