Etiketa: simbolikja

Reale

… reale… Ju ka qëlluar që të shihni ndonjë sekuencë nga flimat e fillimit të kinemasë, të tipit vëllezërit Lumière 1895, ku nën tingujt e një pianoje që kumbon deri diku hareshëm, një kovaç rreh hekurin me sa fuqi që ka? Duket absurde! Një mbrëmje isha ulur diku pranë një dritareje dhe vështroja kalimtarët në rrugë, duke interpretuar lëvizjet e tyre dhe duke imagjinuar pak histori mbi secilin, ndërsa dëgjoja muzikë, nga ajo që mua më pëlqen, dhe në një fraksion sekonde u gjenda në këtë lloj absurdi. Nuk kishte lidhje të mundshme midis meje dhe kalimtarëve, midis meje dhe lëvizjeve të tyre që kishin pa dyshim kuptimin që kyçej brenda tyre, por që ishte i papenetrueshm dhe që nuk mund të mbërrinte deri tek unë. Muzika më shkëpuste totalisht ndaj çdo lloj kuptimi apo koherence dhe më linte bosh, më bënte një vrimë të thellë. (more…)

Polifoni (pa fustanellë)

E lexuar, e shkruar, e folur …. e interpretuar

Forumi i hapur ‘Polifoni (pa fustanellë)’ sjell katër zëra Sergio Caretto, Jolka Nathanaili-PenotetMatilda Odobashi dhe Romeo Kodra të cilët lexojnë, shkruajnë, flasin dhe interpretojnë çështje universale që na interesojnë të gjithëve si pjesë e një komuniteti të caktuar njerëzor, si p.sh. seksualiteti, kryeshënjuesi, ligjërimi i mjeshtrit, ligjërimi i universitetit por edhe çështje më singolare si ‘subjekti’, realja, trupi erogjen. Psikanalisti italian Sergio Caretto do të rimarrë tekstet e tre folësve të tjerë, ku dy prej tyre i përkasin tashmë botës së artit, për të kompozuar me këta zëra një polifoni krejt singolare në një gjuhë të huaj, për një publik unheimlich.

(more…)

Francesca Biagi-Chai: Funksionet e Babait

Tekst i mbajtur nga psikoanalistja franceze F. Biagi-Chai në konferencën e saj mbi funksionet e babait në psikoanalizë. Çfarë është babai ?  Figura e tij shtjellohet këtu nga romani i V. Hygo-it ‘ Të mjerët ‘, tek rasti i Hansit të vogël i Freud-it e deri tek roli i tij në pikëpamjen lakaniane. Rol strukturues në të pavetëdijshmen, i cili vepron nëpërmjet Emrit-të-Babait. Francesca Biagi-Chai shtron çështjen e rolit të babait modern e nyjëtuar kjo me rrafshin simbolik të subjektit por jo vetëm …

    (more…)