Kategori: Konferencë

¡ Urgjenca ! nga Bernard Seynhaeve

¡Urgjencë

    Bernard Seynhaeve

      Kongresi i NLS 2019  

 

Urgjenca subjektive dhe e pavetëdijshmja transferenciale 

Tek “ Parathënie e botimit anglez të seminarit XI ”, Lacan-i flet për rastet e tij urgjente. Urgjenca [1] e Lacan-it në këtë tekst, i cili është pjesë e mësimit të tij më të fundit, nuk është urgjenca subjektive për të cilën bëhet fjalë në “ Më në fund çështja e subjektit në diskutim tekst i cili [2] daton në 1966.  Jacques-Alain Miller na e rikujton në mësimin e tij se kur Lacan-i flet për urgjencë  [3] subjektive në 1966 bëhet fjalë pikërisht për formimin e psikanalistit : “ Do të ketë disa psikanalistë të cilët do ti përgjigjen disa prej urgjencave subjektive ” . Ky tekst, thekson Miller, [4] është bashkëkohor me “ Propozim i 9 tetorit ” i cili ka të bëjë me krijimin e procedurës së [5] kalimit të një psikanalisti [ la passe ]. Në këtë propozim të 1967, Lacan-i përdor konceptin e subjektit për të elaboruar veçanërisht formulën [ mathème ] e transferencës duke u nisur nga “ subjekti i supozuar me dije ”. “ Një subjekt, thotë ai, […] supozohet […] prej shënjuesit i cili e përfaqëson ” [6].   (more…)

“Lakani i kyçur në një nyje nga Joyce”

        Nëpërmjet një prezantimi të seminarit XXIII te titulluar “Le Sinthome“, ne do të tregojmë se si takimi me veprën e Joyce-t i lejoi Lakanit të kryente një përmbysje radikale nê teorinê psikanalitike dhe t’i japë asaj një përmasë të re. Lakani në fakt duke u frymëzuar nga shkrimi i Joyce-t, ndryshon një sërë konceptesh më të hershme si për shembull e pavetëdijshmja, simptoma, ligjërimi dhe në të njëjtën frymë ripërpunon konceptin thelbësor të psikanalizës, Subjektin.

Momente krize

Momente krize

Gil Caroz

Një hipotezë: lista e grupeve psikanalitike që formojnë NLS-në përmbajnë një dije rreth “krizës”, që do të përbënte interes nëse do të nxirrej në dritë. Nëse e konsiderojmë krizën si një prej shënjuesve kyç (kryeshënjuesit) të kohës sonë dhe që si e tillë përbën një mënyrë për ta emërtuar realen, panoplia e vendeve që mbulon shkolla jonë mund të na mësojë mbi një seri mënyrash në marrëdhënie me realen. Midis Izraelit, vend vazhdimisht në krizë dhe Zvicrës që duket se i shmang të gjitha krizat, Greqia dhe Irlanda u bënë shenjat e krizës ekonomike në Europë, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë prekursoret e krizës së shkencizmit dhe teknologjisë, Belgjika është vendi i një krize gjuhësore, Ukraina është e përshënjuar nga krizat e një shteti që e ka të vështirë të imponohet si i tillë e kështu me rradhë ….

Shkarkoje )
 

Thirrje për propozim- PIPOL 6

  Gratë zgjedhohen në të ardhmen PAS EDIPIT GRATË ZGJEDHOHEN NË TË ARDHMEN Rasti klinik, Institucioni dhe përvoja ime e psikanalizës   Thirrje-propozim-PIPOL 6