Autor: Jolka Nathanaili-Penotet

“Lakani i kyçur në një nyje nga Joyce”

        Nëpërmjet një prezantimi të seminarit XXIII te titulluar “Le Sinthome“, ne do të tregojmë se si takimi me veprën e Joyce-t i lejoi Lakanit të kryente një përmbysje radikale nê teorinê psikanalitike dhe t’i japë asaj një përmasë të re. Lakani në fakt duke u frymëzuar nga shkrimi i Joyce-t, ndryshon një sërë konceptesh më të hershme si për shembull e pavetëdijshmja, simptoma, ligjërimi dhe në të njëjtën frymë ripërpunon konceptin thelbësor të psikanalizës, Subjektin.

Çfarë na mëson psikanaliza për psikozën

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

24 tetor,  Ora 9h-18h Q.S.U.T.

Në ditët e sotme psikiatria klinike klasike nuk përbën më një referencë. Këtë e dëshmon edhe versioni i fundit i Manualit diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore (DSM V). Fusha e ashtuquajtur e “shëndetit mendor” po pushtohet nga disa rryma të cilat na paraqiten si shkencore thjesht sepse ato veçojnë, klasifikojnë dhe masin sjelljen njerezore. Sipas kësaj qasjeje të re, nuk hyjnë më në punë njohuritë e psikiatrisë klasike – ndërtimi i një klinike diferenciale bazuar në studimin e detajuar të rastit. Gjithë prurjet që psikanaliza ka mundur të sjellë qofshin këto në trajtën e një konstanteje strukturore të kësaj klinike diferenciale apo shqetësimi i saj i përhershëm mbi singularitetin e çdo subjekti në këtë strukturë, janë zhdukur.

(more…)

Subjekti në kohën e krizave

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

14 Shkurt,  Ora 9h-16h Salla e Bibliotekës, Muzeu Historik Kombëtar

KRIZA! Fjala e rendit të ditës ose siç e quan Lacan-i, një kryeshënjues që përshkon gjithmonë e më shumë çdo cak të shoqërisë sonë në institucionet e saj më të ndryshme: çiftin, familjen, shkollën, punën … Kriza shtron në mënyrë rrënjësore çështjen e ‘lidhjes’ dhe ‘zgjidhjes’ së marrëdhënies, në një shoqëri jo më të bazuar mbi idealin dhe kufirin, por përkundrazi, mbi promovimin e objektit të konsumit dhe ëndjes së pakufizuar të cilën do t’jua garantonte subjekteve konsumatorë.

(more…)

Zëra të tjerë

Zëra të tjerë

Një vështrim i ndryshëm mbi autizmin 7 Nëntor, Ora 11:00 Ministria e Shëndetësisë Personat autistë nuk na dëgjojnë si rrjedhojë ne nuk i dëgjojmë ata. Por padyshim, ne kemi diçka për t’ju thënë atyre.

Jacques Lacan

Zëra të tjerë‘ është një dokumentar i bazuar në dëshminë e Albertit, një djaloshi 21 vjeçar, të diagnostikuar me sindromën Asperger. Mendimet e tij brenda një labirinti, bisedat që i ka me një shok nga qyteti i tij dhe një udhëtim që ai bën me familjen e tij në Bruksel, për të parë për herë të parë muzeumin e Tintin-it (një nga pasionet e tij më të mëdha), na sjell më afër me mënyrën e tij krejtësisht të veçantë të të kuptuarit dhe të jetuarit. Një botë armiqësore e përshkruar nga përvoja personale emocionale por optimiste, e nënave dhe e baballarëve të fëmijëve të diagnostikuar me autizëm. Një botë e çuditshme së cilës psikanaliza i qaset nga këndvështrimi i subjektivitetit, i veçantisë dhe respektit. Një vështrim i ndryshëm i autizmit që na sjellin më afër një tjetër mënyre e të qenurit në botë dhe të mbijetuarit përbrenda saj. Një këngë për dinjitetin si dhe një çështje qytetërimi dhe e të drejtave të njeriut. (more…)

Ç’është të dëgjosh ? Fillimi i një analize

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

8 Nëntor,  Ora 9h-17h Universiteti Politeknik i Tiranës, Salla e Bibliotekës ‘Silvano Pedrollo’ Dy fjalët e këtij titulli tregojnë një korelacion midis dëgjimit të propozuar dhe mundësisë për një subjekt për t’u angazhuar në një proçes analitik. Me këtë nënkuptohet kompleksiteti i kushteve që i paraprijnë fillimit të një analize. Koncepti i dëshirës së Tjetrit i konceptuar nga Lacan-i, do të na lejojë që të përcaktojmë disa nga këto kushte nëpërmjet punës klinike me një rast. (more…)

Momente krize

Momente krize

Gil Caroz

Një hipotezë: lista e grupeve psikanalitike që formojnë NLS-në përmbajnë një dije rreth “krizës”, që do të përbënte interes nëse do të nxirrej në dritë. Nëse e konsiderojmë krizën si një prej shënjuesve kyç (kryeshënjuesit) të kohës sonë dhe që si e tillë përbën një mënyrë për ta emërtuar realen, panoplia e vendeve që mbulon shkolla jonë mund të na mësojë mbi një seri mënyrash në marrëdhënie me realen. Midis Izraelit, vend vazhdimisht në krizë dhe Zvicrës që duket se i shmang të gjitha krizat, Greqia dhe Irlanda u bënë shenjat e krizës ekonomike në Europë, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë prekursoret e krizës së shkencizmit dhe teknologjisë, Belgjika është vendi i një krize gjuhësore, Ukraina është e përshënjuar nga krizat e një shteti që e ka të vështirë të imponohet si i tillë e kështu me rradhë ….

Shkarkoje )