Qasja e parë lakaniane e psikozës

Nga

Publikuar tek Seminaret e psikanalizës me 7 Mars 2016

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

26 Mars 2016,  Ora 9h-14h Biblioteka Kombëtare Sheshi Skënderbej Psikoza për Lacan-in ka qenë gjithmonë një çështje kyçe. Duke u bazuar mbi prurjen e Freud-it, ne do të shqyrtojmë se si, Lacan-i do t’i japë psikozës përmasën e një strukture thelbësore. Ai do ta rikonceptojë qasjen ndaj subjektit psikotik dhe do t’i japë klinicienëve tregues të saktë dhe të çmuar në lidhje me orientimin e kurës. Hedhja dritë mbi konceptet që janë në themel të teorisë lakaniane (metafora e babait, shënjuesi falik, forkluzioni), përbën një mundësi për të zhvilluar disa konsiderata klinike në lidhje me koncepte si perpleksiteti, fenomenet elementare, shënjimi personal si dhe për të saktësuar disa elementë thelbësorë nozografikë. Në përfundim, teoria lakaniane e psikozave do të na orientojë drejt një qasje fillestare të një koncepti kyç të kohës sonë moderne, atë të psikozës ordinere.   Shkarkoje

Lini një Përgjigje