Etiketa: Reale

Reale

… reale… Ju ka qëlluar që të shihni ndonjë sekuencë nga flimat e fillimit të kinemasë, të tipit vëllezërit Lumière 1895, ku nën tingujt e një pianoje që kumbon deri diku hareshëm, një kovaç rreh hekurin me sa fuqi që ka? Duket absurde! Një mbrëmje isha ulur diku pranë një dritareje dhe vështroja kalimtarët në rrugë, duke interpretuar lëvizjet e tyre dhe duke imagjinuar pak histori mbi secilin, ndërsa dëgjoja muzikë, nga ajo që mua më pëlqen, dhe në një fraksion sekonde u gjenda në këtë lloj absurdi. Nuk kishte lidhje të mundshme midis meje dhe kalimtarëve, midis meje dhe lëvizjeve të tyre që kishin pa dyshim kuptimin që kyçej brenda tyre, por që ishte i papenetrueshm dhe që nuk mund të mbërrinte deri tek unë. Muzika më shkëpuste totalisht ndaj çdo lloj kuptimi apo koherence dhe më linte bosh, më bënte një vrimë të thellë. (more…)

Subjekti në kohën e krizave

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

14 Shkurt,  Ora 9h-16h Salla e Bibliotekës, Muzeu Historik Kombëtar

KRIZA! Fjala e rendit të ditës ose siç e quan Lacan-i, një kryeshënjues që përshkon gjithmonë e më shumë çdo cak të shoqërisë sonë në institucionet e saj më të ndryshme: çiftin, familjen, shkollën, punën … Kriza shtron në mënyrë rrënjësore çështjen e ‘lidhjes’ dhe ‘zgjidhjes’ së marrëdhënies, në një shoqëri jo më të bazuar mbi idealin dhe kufirin, por përkundrazi, mbi promovimin e objektit të konsumit dhe ëndjes së pakufizuar të cilën do t’jua garantonte subjekteve konsumatorë.

(more…)