Kategori: Tekste
Reale
I Huaji
E pavetëdijshmja si pulsim
E pavetëdijshmja si pulsim Eva Filaj
Seminari i fundit i rrethit lakanian shqiptar që u mbajt të shtunën, në 15 prill 2017, në Tiranë, priti psikanalisten e njohur Myriam Mitelman, e cila trajtoi një temë interesante mbi të pavetëdijshmen: “Nga e pavetëdijshmja si tekst, në të pavetëdijshmen si pulsim”. Përkufizimi i të pavetëdijshmes si pulsim më nxiti në një reflektim të cilin do të doja ta ndaja me të gjithë ju.
Humbja e realitetit në psikozë dhe në neurozë [Alma Hasalami]
Çfarë na mëson psikanaliza për psikozën

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri
24 tetor, Ora 9h-18h Q.S.U.T.
Në ditët e sotme psikiatria klinike klasike nuk përbën më një referencë. Këtë e dëshmon edhe versioni i fundit i Manualit diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore (DSM V). Fusha e ashtuquajtur e “shëndetit mendor” po pushtohet nga disa rryma të cilat na paraqiten si shkencore thjesht sepse ato veçojnë, klasifikojnë dhe masin sjelljen njerezore. Sipas kësaj qasjeje të re, nuk hyjnë më në punë njohuritë e psikiatrisë klasike – ndërtimi i një klinike diferenciale bazuar në studimin e detajuar të rastit. Gjithë prurjet që psikanaliza ka mundur të sjellë qofshin këto në trajtën e një konstanteje strukturore të kësaj klinike diferenciale apo shqetësimi i saj i përhershëm mbi singularitetin e çdo subjekti në këtë strukturë, janë zhdukur.Subjekti në kohën e krizave

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri
14 Shkurt, Ora 9h-16h Salla e Bibliotekës, Muzeu Historik Kombëtar
KRIZA! Fjala e rendit të ditës ose siç e quan Lacan-i, një kryeshënjues që përshkon gjithmonë e më shumë çdo cak të shoqërisë sonë në institucionet e saj më të ndryshme: çiftin, familjen, shkollën, punën … Kriza shtron në mënyrë rrënjësore çështjen e ‘lidhjes’ dhe ‘zgjidhjes’ së marrëdhënies, në një shoqëri jo më të bazuar mbi idealin dhe kufirin, por përkundrazi, mbi promovimin e objektit të konsumit dhe ëndjes së pakufizuar të cilën do t’jua garantonte subjekteve konsumatorë.Momente krize
Momente krize
Gil Caroz
Një hipotezë: lista e grupeve psikanalitike që formojnë NLS-në përmbajnë një dije rreth “krizës”, që do të përbënte interes nëse do të nxirrej në dritë. Nëse e konsiderojmë krizën si një prej shënjuesve kyç (kryeshënjuesit) të kohës sonë dhe që si e tillë përbën një mënyrë për ta emërtuar realen, panoplia e vendeve që mbulon shkolla jonë mund të na mësojë mbi një seri mënyrash në marrëdhënie me realen. Midis Izraelit, vend vazhdimisht në krizë dhe Zvicrës që duket se i shmang të gjitha krizat, Greqia dhe Irlanda u bënë shenjat e krizës ekonomike në Europë, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë prekursoret e krizës së shkencizmit dhe teknologjisë, Belgjika është vendi i një krize gjuhësore, Ukraina është e përshënjuar nga krizat e një shteti që e ka të vështirë të imponohet si i tillë e kështu me rradhë ….