Kategori: PRAXIS

Bisedë rreth filmit “Në qiell të hapur”, me Ardiola Bodinakun

Bisedë me Ardiola Bodinakun, psikologe pranë Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Tiranë.

affiche (1)E.F. – Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor, në 10 tetor 2018, Rrethi Lakanian Shqiptar bëri të mundur, për të dytën herë, shfaqjen e filmit “Në qiell të hapur” me regji të Mariana Otero. Është një film i realizuar në Qendrën “Le Courtil”, një institucion për fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime mendore. Ardiola, ti e ke parë këtë film të dyja herët, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Spitalin Psikiatrik në Vlorë?

A.B. – Po, fimin “Në qiell të hapur” e pashë për herë të parë në 11 Maj në Biblotekën Kombëtare, ku ishte takimi dhe prezantimi im i parë me Rrethin Lakanian dhe anëtarët e grupit. Si në çdo takim të parë, isha skeptike për atë që pashë, për ata që njoha, apo për pritshmëritë që mund të kisha nga ky takim. Ndërsa hera e dytë siç e thatë dhe ju, ishte data 10 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor në Spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe e them me bindje që ishte diçka tjetër për mua.  

E.F. – Në bisedën që zhvilluam pas shfaqjes së filmit, ti the që pasi e pe për herë të parë këtë film, nuk munde të bëje asnjë pyetje. Mund të na shpjegosh pse ky film të la të heshtur? (më tepër…)

10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor, spitali psikiatrik ‘Ali Mihali’, Vlorë

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, 10 Tetor, në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë do të shfaqet filmi dokumentar ” Në qiell të hapur”  realizuar në qendrën rezidenciale ” Le Courtil” që ndodhet në kufirin franko-belg.
Dokumentari përcjell dëshmi të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale.
Pas filmit do të diskutojmë mbi praktikat institucionale në Europë dhe Shqipëri dhe se si mund të përmirësojmë cilësishëm  shërbimet e shëndetit mendor.
Më pas do të kemi një prezantim dhe diskutim me të ftuarit rreth librit “Mësimet e mia” të Jacques Lacan, përkthyer nga Ardian Vehbiu.
Aktiviteti i fundit i ditës do të jetë vizita ne serën e ngritur nga pacientë të Spitalit Psikiatrik dhe banorë të Shtëpive të Mbështetura. Të lidhur me tokën, të dobishëm për veten  dhe komunitetin.
affiche (1)

Bisedë mbi takimin në institucion me Olta Shehaj, drejtoreshën e çerdhes 56

J.N.P. – A mund të ndani me ne përshtypjet mbi këtë takim?

O.SH.Për të  vijuar mbi takimin e zhvilluar diten e premte [21 shtator] në prani të stafit të çerdhes dhe dr. Daniel Roy, përshtypjet që mora nga stafi i çerdhes ishin tepër pozitive dhe ajo që i kishte lënë më shumë mbresa nga takimi ishte qetësia, maturia dhe dashamirësia me të cilën Dr. Roy fliste për fëmijët me aftësi ndryshe.
Për të kaluar tek mendimi im personal, nga vizita e tij në çerdhe më bëri shumë përshtypje sesi ai arriti të krijonte marrdhënie me një nga fëmijët e njërit grup  vetëm në 3 min kohë,  konkretisht me një fëmijë, që frekuenton çerdhen prej një vitit dhe deri tani përveç meje nuk ka shfaqur afeksion me asnjë nga stafi dhe ka vështirësi të krijojë lidhje me të huajt.
Më la mbresa të jashtëzakonshme ky fakt.

(më tepër…)

Një bisedë me Anjeza Senja Tafaj rreth përvojës në spitalin për fëmijë dhe adoleshentë ‘Clos-Bernard’

Një bisedë me Anjeza Senja-Tafaj rreth përvojës së saj si stazhiere praktikante në spitalin psikiatrik ditor, Hôpital de Jour, Clos-Bérnard, që pret fëmijë dhe adoleshente ne Paris.

– Anjeza ju jetoni dhe punoni në spitalin e Elbasanit (jo atë psikiatrik), mund të na tregoni për kontaktin tuaj të parë me psikanalizën, si ndodhi ky takim mes këtyre dy botëve?

– Sapo kisha mbaruar studimet e ciklit të dytë në punë sociale me drejtimin klinik, një e njohura ime më kishte folur për disa seminare të cilat zhvilloheshin në Shqipëri nga lektorë të huaj në fushën klinike. Takimi ndodhi në fakt në prezantimin e librit të parë të përkthyer në shqip “Mësimet e Mia” të Lacanit. Menjëherë sapo e mora librin nisa ta lexoj e të nesërmen vendosa te shkoja në seminar për të dëgjuar e mësuar më shumë mbi Lacanin e veprat e tij për të cilat deri në atë moment nuk kisha asnjë dijeni.

(më tepër…)