Autor: admin

Njoftim mbi Urdhrin e Psikologut

Deshirojme t’ju bejme me dije vendimin e Gjykates se Tiranes ne lidhje me Urdhrin e Psikologut per te qartesuar kete situate kaq kaotike kaq te perfolur e te shfrytezuar nga gjithefare lloj subjektesh apo individesh me kreativitet relativisht te kufizuar. Meqenese leximi eshte nje talent deri diku dhurate e Tjetrit, i cili zhvillohet gjate femijerise relativisht te hershme, por qe rritet e mbruhet deri vone do deshim te kontribuonim modestisht ne ushqimin e tij.

Thene kjo gjithmone kemi parasysh qe qellimi ketu reduktohet ne nje permiresim te raportit qe nje subjekt gezon me shkronjen ‘la lettre’ (ose jo sepse hidherimi mund ta shpoje subjektin sidomos ate post-totalitar). Keshtu ne fund te dites le te mos t’i perfytyrojme individet si subjekte aq te palexuar saç mund te jene ata qe ulen neper karrige pa kembe e qe pikerisht s’mund kurrsesi te uleshin per te lexuar qofte nje rresht te vetem te ligjit (behet fjale per leximin me te gjtha shtresat simbolike qe e shoqerojne nje ligj)! Na shkruani pra nese keni shqetesime, pyetje, pakenaqesi, pagjumesi apo te tjera shenja te shendetshme ne pergjigje te ketij proçesi kaq te shumtuar qe nisi nga farsa e zgjedhjeve e deri tek njesite guerilla Rambo 333 te pagezuara task-force….

Por na shkruani edhe per te komunikuar me shume mbi proçesin prapa skenave dhe fenereve te cilitdo institucioni (nga shefi i departamentit i fakultetit publik deri tek ish ministri i mireqenieve sociale te imagjinuara) qe i bene fresk ketij seriali me numer te kufizuar episodesh. Na shkruani ne kete periudhe rremuje per tu perditesuar me rrugen e nisur nga nje numer i madh personash qe jane bere bashke kunder farses dhe mediokritetit!

Shkarko vendimin e Gjykates Tirane

njoftim lidhur me urdhrin e psikologut

Jemi ne dispozicionin tuaj,

rrethilakanian@nyjelakim.net

Mos prisni diten e neserme, reagoni sot!

Jazz dhe psikanalizë

Eva Filaj

voix

Jazz dhe psikanalizë

Para pak kohësh, isha në Paris në një kongres psikanalize organizuar nga Shkolla Lakaniane e Psikanalizës. Në një nga mbrëmjet që kaluam atje, bashkë me një kolege, ndoqëm një koncert jazz. Jazz është një nga pëlqimet e mia të kahershme dhe koncerti, për të disatën herë, nuk më zhgënjeu, përkundrazi.

Solisti që performonte në skenë, Dwight Trible, kishte një mënyrë shumë të veçantë interpretimi. Në një lojë të vazhdueshme me zërin e tij, ai e kulmonte atë në kufijtë e një klithme për ta ulur më pas ndjeshëm, deri në fikje. Dukej se, mënyra që kishte zgjedhur për të interpretuar, përçonte mesazhe të kodifikuara, që rrihnin përtej muzikës.
E përkryer!
Isha përfundimisht nën sharmin e kësaj loje.

Në një moment gjatë mbrëmjes, ndërsa ishim duke admiruar performancën e artistit në këtë kafe-restorant parizien, me zë të ulët, i them koleges sime se “për mua, jazz dhe psikanaliza janë njëlloj, po aq pasionues”. Krejtësisht e qartë për vendin e secilës prej të dyjave në jetën time, më surprizoi associmi që bëra.

(më tepër…)

E pavetëdijshmja si pulsim

E pavetëdijshmja si pulsim
     Eva Filaj

Seminari i fundit i rrethit lakanian shqiptar që u mbajt të shtunën, në 15 prill 2017, në Tiranë, priti psikanalisten e njohur Myriam Mitelman, e cila trajtoi një temë interesante mbi të pavetëdijshmen: “Nga e pavetëdijshmja si tekst, në të pavetëdijshmen si pulsim”. Përkufizimi i të pavetëdijshmes si pulsim më nxiti në një reflektim të cilin do të doja ta ndaja me të gjithë ju.
IMG_3912Ç’është pulsimi? Nëse i referohemi shqipes, pulsimi është një dridhje, një goditje ritmike, pra përmban një fakt që ndodh. Faktet, ngjarjet, nuk vijnë asnjëherë vetëm, ka gjithmonë një para dhe një pas tyre, kemi të bëjmë pra, me një vazhdimësi ngjarjesh.
Vazhdimësia është një nocion i njohur në psikanalizë. Nëse i referohemi Jacques-Alain Miller, në mësimin e tij 1,2,3,4 të 14 nëntorit 1984, vazhdimësia në psikanalizë do të nënkuptonte vetë psikanalizën, me seancat e para dhe vazhdimësinë e tyre, me fjalët e para dhe ato që rrjedhin prej tyre, me asociacionet e para, do të shtoja, dhe ato që lidhen pas tyre.
Kjo vazhdimësi ka rregullat e veta të brendshme që e qeverisin, rregulla për të cilat subjekti nuk ka asnjë dijeni. Nëse marrim rastin e një subjekti në analizë, do të vërejmë që ngjarjet e sjella prej tij, mund të lidhen në mënyrë logjike me momente, data, fakte që sigurisht kanë një kuptim për subjektin, por një kuptim për të cilin ai nuk ka dijeni. Jemi pra këtu, në një regjistër të pastër të të pavetëdijshmes.

Vazhdimësia është e lidhur ngushtë me nocionin e kohës, apo për të qenë më të saktë, të kohëve. Koha përcakton momente të cilave mund tu referoheshim si t-ˡ dhe tˡ, apo t-² dhe t², dhe te cilat ndodhen pikërisht para dhe pas momentit t, moment që për mua, është momenti kur fillon pulsimi. Duke ecur përpara në përkufizimin e kuptimit që unë i jap këtij momenti kyç, që mbart pulsimin, ndiej që jam duke i dhënë atij një dimension ekzistencial dhe dua të besoj që nuk gaboj.
Pulsimi, me rrahjet dhe ritmikën që e përkufizojnë, është ai që karakterizon humbjen e formës, çmbështjelljen dhe shtendosjen e elementëve të trysnuar brenda kubit që supozohet të kontrollojë qënien duke i mohuar asaj identitetin.

Ja pse ky përkufizim i të pavetëdijshmes si pulsim, në një qasje lakaniane, mu duk kaq inspirues.

Hedhje – Polifoni ( e shkruar)

Matilda Odobashi

Hedhje

“Oh, nuk është gati publiku të përballet me dicka të tillë! Trupi, sensualiteti, seksi?… Jo, jo! Nuk janë gati!”

E dëgjuar kjo nga goja e një akademiku, në dukje si një bllok betoni, jo si gurë sepse guri është natyral, i gdhendur nga era apo uji, por si bllok betoni, i prodhuar nga i njëjti kallup nga populli për të hedhur themele mendimi sa më thellë e sa më rezistente, ishte në fillim, befasuese!

Duke u menduar më gjatë, duke e parë qëndrimin e saj të ngurtë, të pajetë, të padepërtueshëm, e imagjinova se ajo e tillë është “gatuar”, një bllok betoni  ku lënda baze humbet e shkrihet me të tjerat.

Tashmë (por ndoshta gjithnjë) e kish kthyer trupin në mbartës, në qeli boshe, të pajetë brenda. E duket sikur vuan në atë karrige, sikur ka gjëmba nën! Vuan? Kjo është fjala e duhur?

Ndoshta është vuajtje, agoni, cmirë a neveri, është diçka që ndoshta e bën të ndjehet jo mirë, ose jo keq ose mirë dhe keq në të njëjtën kohë, në të gjitha kohët.

Ashtu si vetë trupin e saj, ka murosur ndjenjat, mendimet e kujtimet, si për të fshehur dicka, por çfarë fsheh? Nga cfarë ka frikë, çfarë mund të tregojnë ato? A e di ajo vetë të paktën çfarë fsheh dhe cfare nuk është gati të zbulojë?

Shthurja (se kësaj ndoshta i druhet) vjen nga mosdija e nga shtypja, nga babëzia që këto të dyja sjellin.

Por kjo ndoshta vjen edhe sepse, siç e përmenda më sipër, e kanë formësuar të tillë. Dhe ajo, përtace për tu vetvizatuar, për tu vetgdhendur, duke zgjedhur të jetë vepra e jo krijuesi, është përshtatur dhe ka marrë formën e tjetrit, e shumë figurinave të njëjta. Pa mos dashur a ditur ç’është, njëjtësohet me pararendësin thjesht për hir të të qenit diçka, duke lënë mënjanë çka-diç-in mund të kish qenë.

Një nevojë për të Qenë, pavarësisht përbërjes. Nevojë për të përjashtuar e injoruar veten, atë të trishtën, të shtypurën, të padëshiruarën, intruson. Intruso në qenësinë e vet, ku, e përjashtuar, endet në humbëtirën e të gjithë të përjashtuarave. E gjithçka është një masë e madhe trupash, të ndryshëm në fizionomi por të njëjtë në përbërje, të cilët bashkëpunojnë të mbulojnë boshllëkun e trishtimit të fshehur e të mënjanuar të njëri-tjetrit, të mbushin me patjetër heshtjen.