Autor: Jolka Nathanaili-Penotet

28 Shtator: Historik i klinikës psikiatrike dhe psikanalitike

Cikli klinik dita I Historik i klinikës psikiatrike & psikanalitike. Historik i psikiatrisë franceze (nga Mesjeta tek alienistët, azilet dhe kurimi i të sëmurëve mendorë, alienimi mendor sipas : dr. Pinel, Esquirol, Magnan, Charcot, Clérambault (sindroma e automatizmit mendor) etj.) Klinika e neurozave pas studimeve mbi histerinë; zhvillimi i klinikës së neurozave, nga Charcot tek Freud. Lindja e koncepteve të para në klinikën e neurozave. Ilustrim me raste klinike të literaturës frojdiane. “Sindroma e Automatizmit Mendor” e dr. G.De Clerambault Studim rasti klinik per ilustrimin e automatizmit mendor Perspektivat kliniko-teorike duke diskutuar prurjet e veprës moderne « Lindja e klinikës » e autorit të rëndësishëm, M. Foucault. Cikli Klinik 2019-2020 në proces akreditimi nga QKEV
(më tepër…)

Bisedë me Ina Islamaj dhe një banore të Shtëpisë së Mbështetur pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë

I.I. – Po mund të fillosh.
 
O.V. – Psikoanaliza që ështe një libër i  shkruajtur nga filozofi Jacques Lacan, tregon për mendimet, flet për mendimet. Mendimet i klasifikon në dy grupe: në mendime të pavetëdijshme dhe në mendime të vetëdijshme dhe pikërisht ato mendime të pavetëdijshme ai i quan si të zakonshme, nuk i quan si sëmundje siç i quajnë psikiatrit. Pikërisht thotë që njeriu duhet të shprehet sido që të jenë mendimet, jo ti frenojë mendimet, mendimet që nuk i pëlqejnë një psikiatri apo një psikanalisti të zakonshëm. Thotë që njeriu duhet të flasë dhe për sa kohë njeriu flet ndihet me llafe të bukura nga psikoanalisti, lehtësohet dhe pikërisht një metodë shumë e mirë që të flasësh. Për sa kohë flet mendimi është i arsyeshëm, në qoftë se njeriu fillon të ndërpresë të folurën thotë, mendimi fle gjumë. Nuk është në funksion më është në gjumë, mendimet janë në gjumë, thotë Jacques Lacan. (më tepër…)