Forumi i hapur ‘Polifoni (pa fustanellë)’ sjell katër zëra Sergio Caretto, Jolka Nathanaili-Penotet, Matilda Odobashi dhe Romeo Kodra të cilët lexojnë, shkruajnë, flasin dhe interpretojnë çështje universale që na interesojnë të gjithëve si pjesë e një komuniteti të caktuar njerëzor, si p.sh. seksualiteti, kryeshënjuesi, ligjërimi i mjeshtrit, ligjërimi i universitetit por edhe çështje më singolare si ‘subjekti’, realja, trupi erogjen. Psikanalisti italian Sergio Caretto do të rimarrë tekstet e tre folësve të tjerë, ku dy prej tyre i përkasin tashmë botës së artit, për të kompozuar me këta zëra një polifoni krejt singolare në një gjuhë të huaj, për një publik unheimlich.
Polifoni (pa fustanellë)
Publikuar tek Animation, Forum i hapur - diskutim, Punë krijuese/artistike me 15 October 2013
E lexuar, e shkruar, e folur …. e interpretuar