Bisedë me Ina Islamaj dhe një banore të Shtëpisë së Mbështetur pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë

Nga

Publikuar tek Institucionet/ Pacientët, PRAXIS me 15 December 2018

I.I. – Po mund të fillosh.
 
O.V. – Psikoanaliza që ështe një libër i  shkruajtur nga filozofi Jacques Lacan, tregon për mendimet, flet për mendimet. Mendimet i klasifikon në dy grupe: në mendime të pavetëdijshme dhe në mendime të vetëdijshme dhe pikërisht ato mendime të pavetëdijshme ai i quan si të zakonshme, nuk i quan si sëmundje siç i quajnë psikiatrit. Pikërisht thotë që njeriu duhet të shprehet sido që të jenë mendimet, jo ti frenojë mendimet, mendimet që nuk i pëlqejnë një psikiatri apo një psikanalisti të zakonshëm. Thotë që njeriu duhet të flasë dhe për sa kohë njeriu flet ndihet me llafe të bukura nga psikoanalisti, lehtësohet dhe pikërisht një metodë shumë e mirë që të flasësh. Për sa kohë flet mendimi është i arsyeshëm, në qoftë se njeriu fillon të ndërpresë të folurën thotë, mendimi fle gjumë. Nuk është në funksion më është në gjumë, mendimet janë në gjumë, thotë Jacques Lacan. (more…)

Bisedë rreth filmit “Në qiell të hapur”, me Ardiola Bodinakun

Nga

Publikuar tek Film - diskutim, PRAXIS me 20 October 2018

Bisedë me Ardiola Bodinakun, psikologe pranë Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Tiranë. affiche (1)E.F. – Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor, në 10 tetor 2018, Rrethi Lakanian Shqiptar bëri të mundur, për të dytën herë, shfaqjen e filmit “Në qiell të hapur” me regji të Mariana Otero. Është një film i realizuar në Qendrën “Le Courtil”, një institucion për fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime mendore. Ardiola, ti e ke parë këtë film të dyja herët, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Spitalin Psikiatrik në Vlorë? A.B. – Po, fimin “Në qiell të hapur” e pashë për herë të parë në 11 Maj në Biblotekën Kombëtare, ku ishte takimi dhe prezantimi im i parë me Rrethin Lakanian dhe anëtarët e grupit. Si në çdo takim të parë, isha skeptike për atë që pashë, për ata që njoha, apo për pritshmëritë që mund të kisha nga ky takim. Ndërsa hera e dytë siç e thatë dhe ju, ishte data 10 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor në Spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe e them me bindje që ishte diçka tjetër për mua.   E.F. – Në bisedën që zhvilluam pas shfaqjes së filmit, ti the që pasi e pe për herë të parë këtë film, nuk munde të bëje asnjë pyetje. Mund të na shpjegosh pse ky film të la të heshtur? (more…)

10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor, spitali psikiatrik ‘Ali Mihali’, Vlorë

Nga

Publikuar tek Botime në shqip, Film - diskutim, PRAXIS me 3 October 2018

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, 10 Tetor, në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë do të shfaqet filmi dokumentar ” Në qiell të hapur”  realizuar në qendrën rezidenciale ” Le Courtil” që ndodhet në kufirin franko-belg.
Dokumentari përcjell dëshmi të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale.
Pas filmit do të diskutojmë mbi praktikat institucionale në Europë dhe Shqipëri dhe se si mund të përmirësojmë cilësishëm  shërbimet e shëndetit mendor.
Më pas do të kemi një prezantim dhe diskutim me të ftuarit rreth librit “Mësimet e mia” të Jacques Lacan, përkthyer nga Ardian Vehbiu.
Aktiviteti i fundit i ditës do të jetë vizita ne serën e ngritur nga pacientë të Spitalit Psikiatrik dhe banorë të Shtëpive të Mbështetura. Të lidhur me tokën, të dobishëm për veten  dhe komunitetin.
affiche (1)

Bisedë mbi takimin në institucion me Olta Shehaj, drejtoreshën e çerdhes 56

Nga

Publikuar tek Fëmija, PRAXIS me 1 October 2018

J.N.P. – A mund të ndani me ne përshtypjet mbi këtë takim?

O.SH.Për të  vijuar mbi takimin e zhvilluar diten e premte [21 shtator] në prani të stafit të çerdhes dhe dr. Daniel Roy, përshtypjet që mora nga stafi i çerdhes ishin tepër pozitive dhe ajo që i kishte lënë më shumë mbresa nga takimi ishte qetësia, maturia dhe dashamirësia me të cilën Dr. Roy fliste për fëmijët me aftësi ndryshe. Për të kaluar tek mendimi im personal, nga vizita e tij në çerdhe më bëri shumë përshtypje sesi ai arriti të krijonte marrdhënie me një nga fëmijët e njërit grup  vetëm në 3 min kohë,  konkretisht me një fëmijë, që frekuenton çerdhen prej një vitit dhe deri tani përveç meje nuk ka shfaqur afeksion me asnjë nga stafi dhe ka vështirësi të krijojë lidhje me të huajt. Më la mbresa të jashtëzakonshme ky fakt.

(more…)

Adresa

Nga

Publikuar tek Artikuj, Prezantime/Reportazhe/Intervista me 22 August 2018

Adresa adresa Pyetjes se ç’dashkërka Lakani në shqip nuk mund t’i përgjigjesha menjëherë kur Ardian Vehbiu ma drejtoi. Atë kohë ëndërrimi për ta sjellë në shqip u mpleks me tekstet e Vehbiut në peizazhe të fjalës. Një nga shtysat e para ishte prania e druajtjes dhe të një lloj ankthi që sjell teksti i Lakanit, element që e vura re menjëherë tek Vehbiu. Nëse teksti nuk e tut lexuesin (çdo përkthyes është fillimisht dhe lexues) nuk do t’i isha afruar aspak kësaj folie à deux.  Sfida ishte të mos shndërrohej ëndrra në makth dhe të na ulej këmbëkryq angështia… Pse në shqip? Sigurisht mund të vazhdoja ta lexoja e ta lexonim në gjuhë të ndryshme këtë autor dhe të vijoja diskutimet për psikanalizën vetëm me të huajt por ja që dëshira më riktheu tek shqipja dhe më riktheu literalisht në vendlindje. Dikur i pata thënë Elsës (Demo) e cila më pyeti menjëherë për arsyet e mia (si çdo subjekt me ndopak gravitet që ngre pyetjen përse dikush ndërmerr të bëjë diçka dhe nuk ia nënkupton d.m.th. tret arsyen që në zanafillë) pas shpjegimit që psikanaliza dhe teksti i Lakanit nuk mund të përhapet veçse si farë kosi dhe se arsyeja e nismës lidhej me mungesën e diskutimeve me kolegëve shqipëtarë që më çonte në një vetmi pakrye. Nëse nuk do flisnim për psikanalizën në shqip nuk kisha asnjë arsye për të jetuar (dhe punuar) në këtë vend. (more…)

Reale

Nga

Publikuar tek Tekste, me 1 May 2018

… reale… Ju ka qëlluar që të shihni ndonjë sekuencë nga flimat e fillimit të kinemasë, të tipit vëllezërit Lumière 1895, ku nën tingujt e një pianoje që kumbon deri diku hareshëm, një kovaç rreh hekurin me sa fuqi që ka? Duket absurde! Një mbrëmje isha ulur diku pranë një dritareje dhe vështroja kalimtarët në rrugë, duke interpretuar lëvizjet e tyre dhe duke imagjinuar pak histori mbi secilin, ndërsa dëgjoja muzikë, nga ajo që mua më pëlqen, dhe në një fraksion sekonde u gjenda në këtë lloj absurdi. Nuk kishte lidhje të mundshme midis meje dhe kalimtarëve, midis meje dhe lëvizjeve të tyre që kishin pa dyshim kuptimin që kyçej brenda tyre, por që ishte i papenetrueshm dhe që nuk mund të mbërrinte deri tek unë. Muzika më shkëpuste totalisht ndaj çdo lloj kuptimi apo koherence dhe më linte bosh, më bënte një vrimë të thellë. (more…)