Etiketa: e vërteta

Udhëtim në botën e … fjalëve

Eva Filaj I vura këtë titull shkrimit tim duke u nisur nga një bisedë mbi fjalën, me kolegë të një grupi leximi psikanalize, ku Rr.Sh. ndau me ne idenë e tij mbi të pavetëdijshmen, e ngjashme me zbritjen rrokopujë të Lizës në botën e çudirave. Këtë titull, edhe sepse fjala ka një funksion vital për qëniet që ne jemi, të lidhura pas fjalëve, të mbështjella prej tyre, të banuara prej tyre. Sepse fjala ka një lidhje kapitale me psikanalizën. Kështu ka qënë gjithmonë, që në fillimet e saj, mjafton të kujtojmë rregullin themelor të një kure psikanalitike. (më tepër…)

Momente krize

Momente krize

Gil Caroz

Një hipotezë: lista e grupeve psikanalitike që formojnë NLS-në përmbajnë një dije rreth “krizës”, që do të përbënte interes nëse do të nxirrej në dritë. Nëse e konsiderojmë krizën si një prej shënjuesve kyç (kryeshënjuesit) të kohës sonë dhe që si e tillë përbën një mënyrë për ta emërtuar realen, panoplia e vendeve që mbulon shkolla jonë mund të na mësojë mbi një seri mënyrash në marrëdhënie me realen. Midis Izraelit, vend vazhdimisht në krizë dhe Zvicrës që duket se i shmang të gjitha krizat, Greqia dhe Irlanda u bënë shenjat e krizës ekonomike në Europë, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë prekursoret e krizës së shkencizmit dhe teknologjisë, Belgjika është vendi i një krize gjuhësore, Ukraina është e përshënjuar nga krizat e një shteti që e ka të vështirë të imponohet si i tillë e kështu me rradhë ….

Shkarkoje )