Etiketa: Uni

I Huaji

I Huaji  Në 24 Shkurt 2018 u mbajt në Romë Forumi Europian i Psikanalizës me temën “I Huaji”, një temë e cila bëri bashkë psikanalizën dhe politikën, në një kohë kur lëvizjet migratore drejt Europës trazojnë çdo ditë ujërat, që edhe para kësaj, nuk kanë qenë kaq të qeta. Kur them politikën, nuk dua të them aspak politikanët (të cilët mblidhen në të tjera forume), por dua të them fjalërimin politik, si një fjalërim në lidhje me shoqërinë e organizuar. Kjo tematikë mbi të huajin më prek shumë, ashtu siç besoj se prek shumë shqiptarë. I huaj, për ne shqiptarët, është një fjalë që ka gëzuar mahnitjen e atyre viteve kur çdo gjë e huaj ishte e lakmuar, kaq e lakmuar sa sapo na u dha rasti, vrapuam në anën tjetër të detit, në anën tjetër të botës, për të zënë vëndin e të huajit, të atij që ishte jashtë, duke rrezikuar jo pak. Ky vrap ndihet sot në gjithë Europën, edhe më gjerë. Janë njerëz që vrapojnë ti ikin mizerjes, luftës, shkatërrimit, vdekjes dhe për të cilët, dera, është rallëherë e hapur. (more…)

Humbja e realitetit në psikozë dhe në neurozë [Alma Hasalami]

Alma Hasalami Humbja e realitetit te neuroza dhe te psikoza Frojdi ka treguar në shkrimin e tij “Neuroza dhe psikoza” se një nga veçoritë që dallon neurozën nga psikoza është fakti se në neurozë Uni, duke u varur nga realiteti, shtyp një pjesë të Es-it , ndërsa në psikozë, i njëjti Un, i vendosur në këtë rast në shërbim të Es-it, shkëput një pjesë të realitetit. Kështu për neurozën faktori vendimtar do të jetë mbizotërimi i ndikimit të realitetit, ndërsa në psikozë do të jetë mbizotërimi i Es-it. Në psikozë, humbja e realitetit është domosdoshmërisht e pranishme, kurse në neurozë mund të duket sikur kjo humbje mund të shmanget. (more…)