¡ Urgjenca ! nga Bernard Seynhaeve

Nga

Publikuar tek Artikuj, Konferencë me 12 November 2019

¡Urgjencë

    Bernard Seynhaeve

      Kongresi i NLS 2019  

 

Urgjenca subjektive dhe e pavetëdijshmja transferenciale 

Tek “ Parathënie e botimit anglez të seminarit XI ”, Lacan-i flet për rastet e tij urgjente. Urgjenca [1] e Lacan-it në këtë tekst, i cili është pjesë e mësimit të tij më të fundit, nuk është urgjenca subjektive për të cilën bëhet fjalë në “ Më në fund çështja e subjektit në diskutim tekst i cili [2] daton në 1966.  Jacques-Alain Miller na e rikujton në mësimin e tij se kur Lacan-i flet për urgjencë  [3] subjektive në 1966 bëhet fjalë pikërisht për formimin e psikanalistit : “ Do të ketë disa psikanalistë të cilët do ti përgjigjen disa prej urgjencave subjektive ” . Ky tekst, thekson Miller, [4] është bashkëkohor me “ Propozim i 9 tetorit ” i cili ka të bëjë me krijimin e procedurës së [5] kalimit të një psikanalisti [ la passe ]. Në këtë propozim të 1967, Lacan-i përdor konceptin e subjektit për të elaboruar veçanërisht formulën [ mathème ] e transferencës duke u nisur nga “ subjekti i supozuar me dije ”. “ Një subjekt, thotë ai, […] supozohet […] prej shënjuesit i cili e përfaqëson ” [6].   Nga kjo rezulton që algoritmi i transferencës deduktohet nga koncepti i subjektit të shënjuesit. Urgjenca, siç e teorizon Lacan në tekstet e 1966 dhe 1967, është pika e Arkimedit në lindjen e transferencës. Ajo gjendet në këtë moment logjik luhatjeje subjektive që justifikon lëvizjen e nxituar të subjektit dhe bën të mundur fillimin e punës. E parë nga ky këndvështrim, urgjenca është momenti traumatik kur, për një subjekt, zinxhiri shënjues këputet. Psikanalisti është ai i cili dëgjon ata që ankohen për këtë këputje të papritur të zinxhirit shënjues.  Urgjenca subjektive është pika e fillesës e cila i paraprin krijimit të shënjuesit të transferencës në raport me çdo shënjues tjetër. Lacan-i përcakton atë çfarë ne quajmë kërkesë të analizuesit si një kërkesë të motivuar nga një urgjencë. Urgjenca subjektive, në sensin psikanalitik, implikon kërkesën kundrejt Tjetrit, kundrejt S2 [ vargut shënjues ].   

Raste urgjence dhe qënies folëse [ parlêtre

“ Parathënie e botimit anglez të seminarit XI ”, është një tekst i shkurtër prej tre faqesh të cilin Lacan-i e shkroi në 1976 në vijim të seminarit të tij, Le sinthome (Sintoma), dhe që Jacques Alain Miller e konsideron si mësimin e fundit të këtij seminari. Ky tekst i shkurtër është një rishkrim i “ Propozim ”-t mbi kalimin [ la passe ]. Për këtë arsye Miller konsideron se bëhet fjalë, në një farë mënyre, për një testament të Lacan-it.  Kur ai i rikthehet çështjes së kalimit [ la passe ] në fund të mësimit të tij, Lacan-i nuk përdor më shënjuesin “ urgjencë subjektive ” por atë të “ raste urgjence ”.  Shënjues të tjerë nuk gjenden në këto tekste. Nuk gjejmë më as shënjuesin “ transferencë ”, ndërkohë që transferenca gjen përkufizimin e saj algoritmik në tekstin “ Propozim ” te 1967. Dhe për këtë arsye, në mësimin e tij të fundit, vihet në diskutim pikërisht vetë subjekti i supozuar me dije. Subjekti i supozuar me dije është hipoteza e së pavetëdijshmes frojdiane, të pavetëdijshmes transferenciale, të pavetëdijshmes-histori. Në këtë tekst të fundit, shënjuesit dije, subjekti i supozuar me dije, dhe transferencë nuk shfaqen më. Lidhur me këtë Miller-i thekson se preferon të thuhet se arsyeja e rikthimit nga një seancë në tjetrën është pikërisht sepse “ kjo shtyn ”, “ kjo nxit ”, më tepër sesa një rikthim për shkak të transferencës.  Pra dija nuk është më pasi Lacan-i nuk i beson më asaj. Ai e konsideron dijen si një dukje, asgjë tjetër veçse një stërmundim me tralagjuhë [ lalangue ] . [7]  Nga ana tjetër, nëse dija prodhon veç gënjeshtra, atëherë ne gjejmë një tjetër shënjues, atë të së “ vërtetës gënjeshtare ” . Dhe në vend të shënjuesit “ transferencë ” gjejmë “ këto raste urgjence ” [8].  Sigurisht, urgjenca në këtë rast është nga njëra anë ajo që i paraprin analizës, ajo që i paraprin trasferencës, ashtu si dhe tek “ Propozim ”. Në situatën analitike, psikanalisti është ky person, ky “ kushdo ” që mishëron këtë vend adrese për analizantët, këto qënie folëse [ parlêtres ] që “ rendin ” pas së vërtetës, është ai që pranon të bëhet “ palë ” me këto raste [9] urgjence. Ne takojmë një analist kur përballemi me një gjëndje urgjence, por nga ana tjetër Lacan-i bën një hap të mëtejshëm që shkon përtej transferencës ; bëhet fjalë për një tjetër urgjencë. Në fakt Lacan-i thekson se në analizë, ka gjithnjë urgjencë, ka gjithnjë diçka që shtyn, që nxit, që shtyp dhe që gjendet përtej transferencës, ose më saktë përpara transferencës, edhe kur ne marrim kohën tonë, kur zvarritemi . Urgjenca, është ajo gjë e cila e shtyn qënien folëse [parlêtre] [10]. Është ajo gjë e cila ka të bëjë me “urgjencën e jetës”, siç edhe e nënvizon në mënyrë të mrekullueshme Dominique Holvoet në mësimet e tij si analist i shkollës. [11]  “ Kjo tregon një shkakësi e cila operon në një nivel më të thellë se transferenca, në një nivel të cilin Lacan-i e cilëson si një kënaqësi përsa kohë që ajo është urgjente dhe që analiza është mjeti i saj ” , na shpjegon Miller. [12]  Të vërtetës, thotë Lacan, ne i shkojmë pas, është ajo çfarë ndodh në asocimin e lirë, por ajo nuk mbërthehet nga shënjuesi.  Urgjenca e Lacan-it në fund të mësimeve të tij, urgjenca analitike, ajo që nxit qënien folëse, konsiston pra në të vrapuarin, tenton drejt të vërtetës që e fsheh realen, por kjo e vërtetë nuk bie asnjëherë në kurthin e fjalëve. Urgjenca, në fjalë është përpjekja për të kapur të vërtetën të cilën nuk e arrijmë kurrë. Është ky vrap drejt të vërtetës që nuk e kapim dot asnjëherë, ai që përfton kënaqësinë në këto raste urgjence të trupave-folës [corps parlant]. Për këtë arsye mund të themi që analiza është mjeti i kësaj kënaqësie urgjente.  Etimologjia e satis, që në latinisht do të thotë “ mjaftueshëm ”, përbën rrënjën e shënjuesit kënaqësi, atë “ kaq mjafton ” të kalimit [ la passe ]. Si rrjedhojë, kënaqësia mund të përshkruhet në dy mënyra të ndryshme, në kënaqësinë e satis, e “ kaq mjafton ” dhe në atë të një mënyre të re të të diturit sesi mund t’ia dilet me realen, me ëndjen [ jouissance ] që nuk zhbëhet.  Në këtë tekst përfundimtar, Lacan-i nuk thotë më “ analisti autorizohet veç nga vetja e vet ” [13] sepse ai vë në pikëpyetje subjektin që lind nga asocimi i lirë, por ai vë theksin mbi atë që nxit, mbi pulsionin që shtyn subjektin të “ histe(o)rizohet nga vetvetja ”, apo te histe(o)rizojë edhe [14] pa u bërë palë me analistin. Siç mund të vëmë re, në Lakan-in e fundit, pika e Arkimedit për kalimin [ la passe ] gjendet tek urgjenca. Kalimi kryhet nëpërmjet urgjencës së jetës.   

Referenca

  • 1 – Lacan, Jacques, « Préface à l’édition anglaise du Séminaire XI », Autres écrits, Seuil, Paris, 2001, p. 571-573.
  • 2 – Lacan, Jacques, « Du sujet enfin en question » [1966], Écrits, Seuil, Paris, 1966, p. 229-236. 
  • 3 – Miller, Jacques-Alain, « L’orientation lacanienne. Le tout dernier Lacan » (2006-2007). Enseignement prononcé dans le cadre du département de psychanalyse de Paris VIII. Une première transcription des trois premières leçons de ce cours a été établie par C. Bonningue, parue dans Quarto, Revue de psychanalyse, Bruxelles, n° 88-89 (décembre 2006) et n° 90 (juin 2007). Une deuxième version établie par C. Alberti et P. Hellebois est citée ici et paraîtra dans The Lacanian Review 6, NLS, Paris, Novembre 2018. Non relu par l’auteur. 
  • 4 – Lacan, Jacques, « Du sujet enfin en question », Écrits, op. cit., p. 236. 
  • 5 – Lacan, Jacques, « Proposition du 9 octobre 1967 sur le psychanalyste de l’École », Autres écrits, 2001, Seuil, Paris, p. 243-259.
  • 6 – Ibid, p. 248. 
  • 7 – Cf. Lacan, Jacques, Le Séminaire, livre XX, Encore, Seuil, Paris, 1975, p. 127. 
  • 8 - Lacan, Jacques, « Préface à l’édition anglaise du Séminaire XI », Autres écrits, op. cit, p. 573. Mais aussi p. 571 : « Il n’y a pas de vérité qui, à passer à l’attention, ne mente ». Et encore p. 572 : « Le mirage de la vérité, dont seul le mensonge est à attendre… 
  • 9 – Ibid, « Ce qi n’empêche pas qu’on coure après [la vérité] », p. 571. 
  • 10 – Cf. Miller, Jacques-Alain, «L’orientation lacanienne. Choses de finesse en psychanalyse» (2008-2009). Enseignement prononcé dans le cadre du département de psychanalyse de Paris VIII, leçon du 21 janvier 2009. Une première version de ce cours, « La passe du parlêtre », établie par J. Peraldi et Y. Vanderveken est parue dans la Cause freudienne, Paris, Navarin, 2010, n° 74, p. 113-123. Une deuxième version établie par C. Alberti et P. Hellebois est citée ici et paraîtra dans The Lacanian Review 6, op. cit. Non relu par l’auteur. 
  • 11 – Cf. Holvoet, Dominique, propos prononcés lors d’un « Interview pour PIPOL 5 », réalisée par Patricia Bosquin, janvier 2011 ; « De la causation du sujet à la logique de la cure », intervention du 19/02/2011 à Bruges, publiée dans INWIT ; ainsi que plusieurs fois lors de son enseignement d’AE. 
  • 12 – Miller, Jacques-Alain, « La passe du parlêtre », op. cit
  • 13 – Lacan, Jacques, « Proposition du 9 octobre 1967 sur le psychanalyste de l’École », Autres écrits, op. cit. p. 243. 
  • 14 – Cf. Lacan, Jacques, « Préface à l’édition anglaise du Séminaire XI », ibid., p. 572. 

Leave a Reply