5 Tetor – Fëmija dhe simptomat e tij

Nga

Publikuar tek Seminaret e psikanalizës me 17 Shtator 2019

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

5 Tetor 2019, Ora 9h00-17h30 Kryqi Kuq Shqiptar Rruga ‘Pjetër Budi’, Tiranë  

Sigmund Frojdi, ishte i vëmendshëm ndaj lojës së nipit të tij dhe vë re se kur nëna del nga dhoma ku e ka vendosur, në shtratin e tij të vogël, djali merr një bobinë, një prej lodrave të fëmijës, ku është lidhur një fije spangoje. Djali e hedh bobinën jashtë shtratit të tij duke vokalizuar « o-o » pastaj e tërheq nga vetja duke thënë « a-a ». Frojdi dallon në këto dy vokalizime fjalët fort (« tutje ») dhe da (« aty ») ashtu siç ai i kishte për zakon t’i përdorte. Ky është shembulli i një përgjigjes që i jep një subjekt një ngjarjeje të cilën nuk e ka në kontroll. Kjo është një përgjigje e « subjektit » sepse fëmija thërret në ndihmë njëkohësisht elementë të gjuhës por dhe të « dialektikës » së një objekti, për të trajtuar një ndodhi të realitetit : ikjen e nënës dhe derën që mbyllet, duke e lënë fëmijën vetëm, me mungesën e nënës së tij. J. Lacan-i do ti rikthehet disa herë këtij episodi dhe ne do të marrim në shqyrtim komentet e tij.

Dr. Daniel Roy

 

Shkarko

Lini një Përgjigje