4 Maj – Urgjenca e ankthit te fëmija

Nga

Publikuar tek Fëmija, Seminaret e psikanalizës me 17 April 2019

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri


4 Maj 2019, Ora 9h00-17h30
Kryqi Kuq Shqiptar
Rruga ‘Pjetër Budi’, Tiranë

Rasti i famshëm i Hansit të vogël është ripërpunuar dhe komentuar shumë herë nga Jacques Lacan-i. Ky rast i analizuar në hollësi, i lejoi Frojdit, ashtu siç e pohon ai vetë – të “ depërtojë në konteksturën e një fobie ”. Lacan-i do të nxjerrë prej saj dy elementë thelbësorë, të cilët janë edhe sot shumë aktual dhe që na mundësojnë të kuptojmë në mënyrë më të hollësishme këtë simptomë e cila ndeshet shpeshtë tek fëmijët e vegjël : frika përkundrejt një objekti (një kafshë, stuhia, errësira…). Intensiteti i kësaj frike është i tepruar dhe nuk shpjegohet vetëm nëpërmjet objektit që e frymëzon. Do të jetë prurja e parë frojdiane : ashtu sikurse fëmija frikësohet përkundrejt një objekti që nuk është domosdoshmërisht i rrezikshëm në vetvete (kali, shkolla, topi…) dhe nuk është as domosdoshmërisht shumë i pranishëm në mjedisin e tij të përditshëm (krokodili, tigri, gjigandi…), kjo frikë mund të jetë e zhvendosur : burimi i saj, objekti i saj “ i vërtetë ”, do të ishte rrjedhimisht gjetiu.

Geert Hoornaert

Shkarko

Leave a Reply