Kategori: Punë krijuese/artistike

Angjelin Preljocaj, “Të kërcesh dënimin tënd”: historia e një atelieje dansi në burgun Baumettes (France Culture)

Cikli i emisioneve “Të kurosh” në Radio France i jep zë artistëve të cilët e shtrijnë praktikën e tyre në kufinjtë e disa fushave : të shëndetit, të ndihmës sociale, të përkujdesjes si dhe fushës krijuese. Për çfarë do të flasim këtë herë ? Në fillim bëhet fjalë për trupat. Të kufizuar dhe të bjerrë nga qëndrimi në burg, trupat falë dansit rigjejnë shijen për lirinë dhe lëvizjen e lirë. Një intervistë me koreografin e njohur franko-shqiptar Angjelin Preljocaj, i cili bëri të kërcejnë gratë e  burgosura.   Angelin Preljocaj (more…)

Hedhje – Polifoni ( e shkruar)

Matilda Odobashi

Hedhje

“Oh, nuk është gati publiku të përballet me dicka të tillë! Trupi, sensualiteti, seksi?… Jo, jo! Nuk janë gati!” E dëgjuar kjo nga goja e një akademiku, në dukje si një bllok betoni, jo si gurë sepse guri është natyral, i gdhendur nga era apo uji, por si bllok betoni, i prodhuar nga i njëjti kallup nga populli për të hedhur themele mendimi sa më thellë e sa më rezistente, ishte në fillim, befasuese! Duke u menduar më gjatë, duke e parë qëndrimin e saj të ngurtë, të pajetë, të padepërtueshëm, e imagjinova se ajo e tillë është “gatuar”, një bllok betoni  ku lënda baze humbet e shkrihet me të tjerat. Tashmë (por ndoshta gjithnjë) e kish kthyer trupin në mbartës, në qeli boshe, të pajetë brenda. E duket sikur vuan në atë karrige, sikur ka gjëmba nën! Vuan? Kjo është fjala e duhur? Ndoshta është vuajtje, agoni, cmirë a neveri, është diçka që ndoshta e bën të ndjehet jo mirë, ose jo keq ose mirë dhe keq në të njëjtën kohë, në të gjitha kohët. Ashtu si vetë trupin e saj, ka murosur ndjenjat, mendimet e kujtimet, si për të fshehur dicka, por çfarë fsheh? Nga cfarë ka frikë, çfarë mund të tregojnë ato? A e di ajo vetë të paktën çfarë fsheh dhe cfare nuk është gati të zbulojë? Shthurja (se kësaj ndoshta i druhet) vjen nga mosdija e nga shtypja, nga babëzia që këto të dyja sjellin. Por kjo ndoshta vjen edhe sepse, siç e përmenda më sipër, e kanë formësuar të tillë. Dhe ajo, përtace për tu vetvizatuar, për tu vetgdhendur, duke zgjedhur të jetë vepra e jo krijuesi, është përshtatur dhe ka marrë formën e tjetrit, e shumë figurinave të njëjta. Pa mos dashur a ditur ç’është, njëjtësohet me pararendësin thjesht për hir të të qenit diçka, duke lënë mënjanë çka-diç-in mund të kish qenë. Një nevojë për të Qenë, pavarësisht përbërjes. Nevojë për të përjashtuar e injoruar veten, atë të trishtën, të shtypurën, të padëshiruarën, intruson. Intruso në qenësinë e vet, ku, e përjashtuar, endet në humbëtirën e të gjithë të përjashtuarave. E gjithçka është një masë e madhe trupash, të ndryshëm në fizionomi por të njëjtë në përbërje, të cilët bashkëpunojnë të mbulojnë boshllëkun e trishtimit të fshehur e të mënjanuar të njëri-tjetrit, të mbushin me patjetër heshtjen.

Polifoni (pa fustanellë)

E lexuar, e shkruar, e folur …. e interpretuar

Forumi i hapur ‘Polifoni (pa fustanellë)’ sjell katër zëra Sergio Caretto, Jolka Nathanaili-PenotetMatilda Odobashi dhe Romeo Kodra të cilët lexojnë, shkruajnë, flasin dhe interpretojnë çështje universale që na interesojnë të gjithëve si pjesë e një komuniteti të caktuar njerëzor, si p.sh. seksualiteti, kryeshënjuesi, ligjërimi i mjeshtrit, ligjërimi i universitetit por edhe çështje më singolare si ‘subjekti’, realja, trupi erogjen. Psikanalisti italian Sergio Caretto do të rimarrë tekstet e tre folësve të tjerë, ku dy prej tyre i përkasin tashmë botës së artit, për të kompozuar me këta zëra një polifoni krejt singolare në një gjuhë të huaj, për një publik unheimlich.

(more…)