Autor: Eva Filaj
Kronikë ëndrrash të paralajmëruara
Ëndrra, Puvis de Chavanne
Udhëtim në botën e … fjalëve

Eva Filaj I vura këtë titull shkrimit tim duke u nisur nga një bisedë mbi fjalën, me kolegë të një grupi leximi psikanalize, ku Rr.Sh. ndau me ne idenë e tij mbi të pavetëdijshmen, e ngjashme me zbritjen rrokopujë të Lizës në botën e çudirave. Këtë titull, edhe sepse fjala ka një funksion vital për qëniet që ne jemi, të lidhura pas fjalëve, të mbështjella prej tyre, të banuara prej tyre. Sepse fjala ka një lidhje kapitale me psikanalizën. Kështu ka qënë gjithmonë, që në fillimet e saj, mjafton të kujtojmë rregullin themelor të një kure psikanalitike. (more…)
Bisedë rreth filmit “Në qiell të hapur”, me Ardiola Bodinakun
Bisedë me Ardiola Bodinakun, psikologe pranë Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Tiranë.
E.F. – Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor, në 10 tetor 2018, Rrethi Lakanian Shqiptar bëri të mundur, për të dytën herë, shfaqjen e filmit “Në qiell të hapur” me regji të Mariana Otero. Është një film i realizuar në Qendrën “Le Courtil”, një institucion për fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime mendore. Ardiola, ti e ke parë këtë film të dyja herët, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Spitalin Psikiatrik në Vlorë?
A.B. – Po, fimin “Në qiell të hapur” e pashë për herë të parë në 11 Maj në Biblotekën Kombëtare, ku ishte takimi dhe prezantimi im i parë me Rrethin Lakanian dhe anëtarët e grupit. Si në çdo takim të parë, isha skeptike për atë që pashë, për ata që njoha, apo për pritshmëritë që mund të kisha nga ky takim. Ndërsa hera e dytë siç e thatë dhe ju, ishte data 10 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor në Spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe e them me bindje që ishte diçka tjetër për mua.
E.F. – Në bisedën që zhvilluam pas shfaqjes së filmit, ti the që pasi e pe për herë të parë këtë film, nuk munde të bëje asnjë pyetje. Mund të na shpjegosh pse ky film të la të heshtur? (more…)
