Transferenca në veprën e Frojdit

Nga

Publikuar tek Prezantime/Reportazhe/Intervista, Seminaret e psikanalizës me 3 November 2017

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

2 Dhjetor 2017,  Ora 9h-14h Biblioteka Kombëtare Sheshi Skënderbej Geert Hoornaert, psikanalist në Belgjikë rivjen në Tiranë për të hapur sesionin e parë të ciklit të seminareve të psikanalizës për 2017-2018 ku do të trajtojmë çështjen e transferencës në psikanalizë. Sesioni i parë do të analizojë në thellësi pikëpamjen frojdiane e cila e shkëput me ngadalësi psikanalizën nga metodat e tjera të trajtimit psikik duke vendosur në qendër të saj fjalën. Do të ndalemi fillimisht tek arsyet e braktisjes së sugjestionimit dhe catharsis-it nga Frojdi, për të kuptuar edhe falë një perspektive historike rëndësinë e transferencës në psikanalizë. Praktika e koleges Sonilda Bajramaj me një fëmijë autik do të ilustrojë më qartë këto çështje në pjesën e dytë të seminarit.

Shkarko

 

Leave a Reply