Etiketa: përkthimi

Adresa

Adresa

adresa

Pyetjes se ç’dashkërka Lakani në shqip nuk mund t’i përgjigjesha menjëherë kur Ardian Vehbiu ma drejtoi. Atë kohë ëndërrimi për ta sjellë në shqip u mpleks me tekstet e Vehbiut në peizazhe të fjalës. Një nga shtysat e para ishte prania e druajtjes dhe të një lloj ankthi që sjell teksti i Lakanit, element që e vura re menjëherë tek Vehbiu. Nëse teksti nuk e tut lexuesin (çdo përkthyes është fillimisht dhe lexues) nuk do t’i isha afruar aspak kësaj folie à deux.  Sfida ishte të mos shndërrohej ëndrra në makth dhe të na ulej këmbëkryq angështia…

Pse në shqip? Sigurisht mund të vazhdoja ta lexoja e ta lexonim në gjuhë të ndryshme këtë autor dhe të vijoja diskutimet për psikanalizën vetëm me të huajt por ja që dëshira më riktheu tek shqipja dhe më riktheu literalisht në vendlindje. Dikur i pata thënë Elsës (Demo) e cila më pyeti menjëherë për arsyet e mia (si çdo subjekt me ndopak gravitet që ngre pyetjen përse dikush ndërmerr të bëjë diçka dhe nuk ia nënkupton d.m.th. tret arsyen që në zanafillë) pas shpjegimit që psikanaliza dhe teksti i Lakanit nuk mund të përhapet veçse si farë kosi dhe se arsyeja e nismës lidhej me mungesën e diskutimeve me kolegëve shqipëtarë që më çonte në një vetmi pakrye. Nëse nuk do flisnim për psikanalizën në shqip nuk kisha asnjë arsye për të jetuar (dhe punuar) në këtë vend.

(më tepër…)