Etiketa: la passe

¡ Urgjenca ! nga Bernard Seynhaeve

¡Urgjencë

    Bernard Seynhaeve

      Kongresi i NLS 2019  

 

Urgjenca subjektive dhe e pavetëdijshmja transferenciale 

Tek “ Parathënie e botimit anglez të seminarit XI ”, Lacan-i flet për rastet e tij urgjente. Urgjenca [1] e Lacan-it në këtë tekst, i cili është pjesë e mësimit të tij më të fundit, nuk është urgjenca subjektive për të cilën bëhet fjalë në “ Më në fund çështja e subjektit në diskutim tekst i cili [2] daton në 1966.  Jacques-Alain Miller na e rikujton në mësimin e tij se kur Lacan-i flet për urgjencë  [3] subjektive në 1966 bëhet fjalë pikërisht për formimin e psikanalistit : “ Do të ketë disa psikanalistë të cilët do ti përgjigjen disa prej urgjencave subjektive ” . Ky tekst, thekson Miller, [4] është bashkëkohor me “ Propozim i 9 tetorit ” i cili ka të bëjë me krijimin e procedurës së [5] kalimit të një psikanalisti [ la passe ]. Në këtë propozim të 1967, Lacan-i përdor konceptin e subjektit për të elaboruar veçanërisht formulën [ mathème ] e transferencës duke u nisur nga “ subjekti i supozuar me dije ”. “ Një subjekt, thotë ai, […] supozohet […] prej shënjuesit i cili e përfaqëson ” [6].   (më tepër…)