Zëra të tjerë

Nga

Publikuar tek Film - diskutim, Prezantime/Reportazhe/Intervista me 27 October 2014

Zëra të tjerë

Një vështrim i ndryshëm mbi autizmin 7 Nëntor, Ora 11:00 Ministria e Shëndetësisë Personat autistë nuk na dëgjojnë si rrjedhojë ne nuk i dëgjojmë ata. Por padyshim, ne kemi diçka për t’ju thënë atyre.

Jacques Lacan

Zëra të tjerë‘ është një dokumentar i bazuar në dëshminë e Albertit, një djaloshi 21 vjeçar, të diagnostikuar me sindromën Asperger. Mendimet e tij brenda një labirinti, bisedat që i ka me një shok nga qyteti i tij dhe një udhëtim që ai bën me familjen e tij në Bruksel, për të parë për herë të parë muzeumin e Tintin-it (një nga pasionet e tij më të mëdha), na sjell më afër me mënyrën e tij krejtësisht të veçantë të të kuptuarit dhe të jetuarit. Një botë armiqësore e përshkruar nga përvoja personale emocionale por optimiste, e nënave dhe e baballarëve të fëmijëve të diagnostikuar me autizëm. Një botë e çuditshme së cilës psikanaliza i qaset nga këndvështrimi i subjektivitetit, i veçantisë dhe respektit. Një vështrim i ndryshëm i autizmit që na sjellin më afër një tjetër mënyre e të qenurit në botë dhe të mbijetuarit përbrenda saj. Një këngë për dinjitetin si dhe një çështje qytetërimi dhe e të drejtave të njeriut.

Subjekti

Filmi ‘Zëra të tjerë’ paraqet një dialog lidhur me autizmin nga një perspektivë tjetër: pikëpamja e psikanalizës lakaniane, e cila i jep zë subjektivitetit. Kjo pikëpamje i largohet sistemit vlerësues që përfton veçse shifra dhe ngre pikëpyetje mbi trajtimet e sjelljes dhe trajnimet. E shmang thjeshtëzimin dhe thyen heshtjen e çfarë përbën veçantinë e qenies njerëzore. Pjesëmarrësit shpjegojnë përvojën e tyre me psikanalizën dhe mbrojnë vlefshmërinë dhe dobinë e këtij trajtimi. Nëpërmjet psikanalizës ata dëshirojnë të kuptojnë se ç’është autizmi, se çfarë u ndodh këtyre njerëzve të cilët kanë vendosur të mos hyjnë në kontakt me botën. Ata kuptuan se nuk ka dy të ngjashëm dhe se secili fëmijë autik ka veçoritë e veta, interesat e tij dhe janë pikërisht këto anë të tijat që e bëjnë atë një qenie unike. Ata e kuptuan nevojën për t’i dhënë rëndësi subjektivitetit. Kështu zbuluan se dinjiteti i tyre fillon duke respektuar pozicionin e tyre në raport me autizmin. Dokumentari ngre të gjitha këto çështje duk e u bazuar tek dëshmia e Albertit. Ky është një udhëtim që fillon me armiqësinë, angështinë dhe habinë, për të përfunduar me respektin, dinjitetin dhe zbulimin. DËSHMIA E ALBERTIT Labirinti i zgjedhur është një mjedis i pazakontë që na drejton te bota e brendshme e Albertit ‘edhe më brenda’ siç na thotë ai. Në këtë hapësirë metaforike, Alberti e transporton përvojën e tij të jetës nga ç’ka është radikalisht e çuditshme tek e zakonshmja. Me dëshminë e tij, ne kuptojmë se ç’do të thotë të flasësh për të; një përvojë që gjithsecili mund ta njohë por pa i kuptuar kompleksitetin. DËSHMIA E TË AFËRMVE Brenda një hapësire të panjohur të rrethuar nga një skenë evokuese, poetike dhe të papërcaktuar, prindërit ulen në një divan për të shpjeguar se si ata u përballën me vështirësitë që lindën gjatë prindërimit. Dhe mbi të gjitha, për t’i dhënë një vend singular fëmijëve të tyre, duke hequr dorë kështu nga perspektivat dhe idealet e mëparshme. PSIKANALISTËT Disa psikanalistë nga Spanja, Franca, Belgjika dhe Italia ndajnë pikëpamjet dhe përvojën e tyre mbi autizmin nisur nga perspektiva e psikanalizës lakaniane, që mundëson mbizotërimin e singularitetit të subjektiviteti për çdo person në veçanti. Për këtë arsye ata duhet të ulen në divanin e vendosur në këtë rast në një tjetër hapësirë (një teatër grek, në pyll etj.) SPEKTATORI Zëra të tjerë i ofron spektatorit mundësinë të dëgjojë dhe të njohë nëpërmjet zërave të të tjerëve disa prej mënyrave personale dhe vetjake të të qenurit dhe të kuptuarit të botës: zërat e ardhura nga personat me autizëm dhe të njerëzve që jetojnë pranë tyre.  

shkarkojëni >

Leave a Reply