Transferenca në mësimet e Lakanit

Nga

Publikuar tek PRAXIS, Seminaret e psikanalizës me 18 Shkurt 2018

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

16 Mars 2018, Ora 12h-15h
Rr. Muhamet Gjollesha
prapa Shkollës Sabaudin Gabrani
17 Mars 2018, Ora 9h-14h
Biblioteka Kombëtare
Sheshi Skënderbej

Sergio Caretto, psikanalist në Torino, rivjen në Tiranë për sesionin e dytë të ciklit të seminareve të psikanalizës (2017-2018). Gjatë seminarit, i cili do të shtrihet tanimë në dy ditë 16 dhe 17 mars, do të trajtojmë çështjen e transferencës sipas Lacan-it. Dita e parë konsiston në takimin në institucion dhe do të ketë prezantime rreth temës : “Trajtimi i diferencuar i psikozave dhe neurozave nëpërmjet përdorimit të transferencës sipas përqasjes lakaniane” dhe do të zhvillohet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor nr. 2, pranë shkollës Sabaudin Gabrani, në Tiranë në orën 12-15. Programi konsiston në prezantime dhe diskutime rreth punës në institucion me punonjësit e kësaj qendre dhe të qendrave të tjera të Shëndetit Mendor në Tiranë. Dita e dytë e seminarit do të zhvillohet në datë 17 mars si zakonisht në Bibliotekën Kombëtare dhe kolegu S. Caretto do të analizojë në thellësi pikëpamjen lakaniane të transferencës. Praktika e koleges Miranda Doksani, njëkohësisht drejtuese e QKSHM-së, do të ilustrojë aspektet klinike e teorike të punës në institucionin e saj falë prezantimit të një rasti klinik.

Ky aktiviteti dy-ditor është në proçes akreditimi nga Q.K.E.V. për punonjësit e sektorit shëndetësor Njoftojmë se konfirmimet duhet të bëhen sa më parë për arsye të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve sipas kushteve paraprake të Institucionit akreditues.
Mund të na shkruani për tu pajisur me tekstet e referencës për këtë seminar si dhe mund të konsultoni tekste të tjera rreth psikanalizës tek faqja jonë në kategorinë “tekste”.

Falenderojmë Qendrën Ekphrasis Studio për mbështetjen e seminarit të psikanalizës si dhe ju njoftojmë për vënien në dispozicion të llogarisë bankare për donacionet e seminarit pranë bankës Credins.

Shkarko programi 16 Mars

 

Shkarko programi 17 Mars

 

Lini një Përgjigje