Koha në psikanalizë mes të thënës dhe të thënurit

Nga

Publikuar tek Forum i hapur - diskutim, Konferencë me 20 April 2016

“Jashtë kohe”, një nga tiparet që Frojdi i atribuonte së pavetëdijshmes në dallim nga i ashtuquajturi mendim i vetëdijshëm në të kundërt rregullon ngjarjet sipas një kohe kronologjike që parashikon një pasardhje lineare të ngjarjeve përgjatë një vazhdimësie (continuum) që shkon nga një “para” drejt një “pas”. Tek ëndërra çfarë ishte e vdekur bëhet e gjallë, te simptoma elementët e ankthshëm të së tashmes mund të asociohen me detaje të parëndësishme me skena, kujtime, fjalë që vijnë nga e kaluara e largët e subjektit e kështu me radhë duke i bërë enigmatike këto formime të së pavetëdijshmes në momentin që subjekti zgjohet. Jacques Lacan do t’i rikthehet kohës “logjike” të subjektit të pavetëdijshëm duke nxjerrë në dritë karakterin e tij pulsues, tehmprehtë, të pavijueshëm nga pikëpamja kohore e si llampë që me vezullimin e saj hedh dritë mbi atë që përkundrazi mbetet nën hije. Në përvojën e një analize, një subjekt mund të ndeshet me përmasën kohore të së pavetëdijshmes nëpërmjet ndryshimit që kalon nga rrafshi i të thënës tek ai i të thënurit. Rregulli i asociacionit të lirë i promovuar prej Frojdit e që është në themel të përvojës analitike, vë në shënjestër faktin që subjekti mund të habitet me vetë fjalën që thuhet prej tij, aty ku Uni do të ushqehet më tepër me fjalët e thëna. Kështu ndodh që në një lapsus, për shembull “ Pleqtë janë e ardhmja jonë”, mund të rroket një e vërtetë e thellë…

Koha ne psikanalize midis te thenes dhe thenies

Leave a Reply