Etiketa: spitali psikiatrik ‘Ali Mihali’ Vlorë

Bisedë me Ina Islamaj dhe një banore të Shtëpisë së Mbështetur pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë

I.I. – Po mund të fillosh.
 
O.V. – Psikoanaliza që ështe një libër i  shkruajtur nga filozofi Jacques Lacan, tregon për mendimet, flet për mendimet. Mendimet i klasifikon në dy grupe: në mendime të pavetëdijshme dhe në mendime të vetëdijshme dhe pikërisht ato mendime të pavetëdijshme ai i quan si të zakonshme, nuk i quan si sëmundje siç i quajnë psikiatrit. Pikërisht thotë që njeriu duhet të shprehet sido që të jenë mendimet, jo ti frenojë mendimet, mendimet që nuk i pëlqejnë një psikiatri apo një psikanalisti të zakonshëm. Thotë që njeriu duhet të flasë dhe për sa kohë njeriu flet ndihet me llafe të bukura nga psikoanalisti, lehtësohet dhe pikërisht një metodë shumë e mirë që të flasësh. Për sa kohë flet mendimi është i arsyeshëm, në qoftë se njeriu fillon të ndërpresë të folurën thotë, mendimi fle gjumë. Nuk është në funksion më është në gjumë, mendimet janë në gjumë, thotë Jacques Lacan. (more…)

Bisedë rreth filmit “Në qiell të hapur”, me Ardiola Bodinakun

Bisedë me Ardiola Bodinakun, psikologe pranë Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Tiranë. affiche (1)E.F. – Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor, në 10 tetor 2018, Rrethi Lakanian Shqiptar bëri të mundur, për të dytën herë, shfaqjen e filmit “Në qiell të hapur” me regji të Mariana Otero. Është një film i realizuar në Qendrën “Le Courtil”, një institucion për fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime mendore. Ardiola, ti e ke parë këtë film të dyja herët, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Spitalin Psikiatrik në Vlorë? A.B. – Po, fimin “Në qiell të hapur” e pashë për herë të parë në 11 Maj në Biblotekën Kombëtare, ku ishte takimi dhe prezantimi im i parë me Rrethin Lakanian dhe anëtarët e grupit. Si në çdo takim të parë, isha skeptike për atë që pashë, për ata që njoha, apo për pritshmëritë që mund të kisha nga ky takim. Ndërsa hera e dytë siç e thatë dhe ju, ishte data 10 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor në Spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe e them me bindje që ishte diçka tjetër për mua.   E.F. – Në bisedën që zhvilluam pas shfaqjes së filmit, ti the që pasi e pe për herë të parë këtë film, nuk munde të bëje asnjë pyetje. Mund të na shpjegosh pse ky film të la të heshtur? (more…)

10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor, spitali psikiatrik ‘Ali Mihali’, Vlorë

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, 10 Tetor, në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë do të shfaqet filmi dokumentar ” Në qiell të hapur”  realizuar në qendrën rezidenciale ” Le Courtil” që ndodhet në kufirin franko-belg.
Dokumentari përcjell dëshmi të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale.
Pas filmit do të diskutojmë mbi praktikat institucionale në Europë dhe Shqipëri dhe se si mund të përmirësojmë cilësishëm  shërbimet e shëndetit mendor.
Më pas do të kemi një prezantim dhe diskutim me të ftuarit rreth librit “Mësimet e mia” të Jacques Lacan, përkthyer nga Ardian Vehbiu.
Aktiviteti i fundit i ditës do të jetë vizita ne serën e ngritur nga pacientë të Spitalit Psikiatrik dhe banorë të Shtëpive të Mbështetura. Të lidhur me tokën, të dobishëm për veten  dhe komunitetin.
affiche (1)