Etiketa: deliri

Çfarë është delir dhe çfarë nuk është tek psikozat

Fusha Frojdiane – Sesioni i tretë

17 Nëntor,  9h00-18h00 Auditoriumi i Pediatrisë, Salla, ‘Galileu Galilei’, Q.S.U.T.

 Çfarë është delir dhe çfarë nuk është tek psikozat. Nga pikëpamja klinike deliri është një prej simptomave kyçe të psikozës. Psikiatria tradicionalisht pati izoluar tipet dhe funksionet e tyre sipas tablove psikopatologjike. Freud-i duke studjuar rastin e Schreber-it mundi të përpilojë tezën revolucionare e cila ishte dhe ajo vetë një përpjekje shërimi e ndërtuar prej subjektit. Lacan-i e mori këtë tezë duke e ripërpunuar nën dritën e vështirësisë që kishte shënjuesi për të treguar tërësisht ëndjen (jouissance) e qenies folëse (parlêtre). Në këtë mënyrë Lacan-i arriti të përcaktojë një dialektikë ndërmjet delirit si konstruksion dhe asaj që nuk bën pjesë në të. Ky dallim thelbësor na mundëson atë që sot ne mund ti përgjigjemi psikoanalitikisht konfigurimeve bashkëkohore në të cilat paraqitet shpesh psikoza, kur delirin nuk mund ta dallojmë ose kur ai nuk shfaqet si i interpretueshëm. Në këtë seminar do të përshkruajmë etapat e elaborimit psikanalitik të temës thelbësore të klinikës së psikozës nga Freud-i deri tek Lacan-i.

(more…)

Si të lexosh një psikozë ?

Fusha Frojdiane – Sesioni i tretë

26 Maj,  9h00-18h00 Auditoriumi i Pediatrisë, Salla, ‘Galileu Galilei’, Q.S.U.T.

Do ta trajtojmë çështjen e psikozës, në mënyrë klasike, nëpërmjet forclusion-it të Emrit-të-Babait dhe mungesës së shënjimit fallik. Bazuar mbi rastet klinike, do të shikojmë se si kjo qasje strukturore e klinikës mundëson leximin e delirit, haluçinacioneve dhe fenomeneve elementare, duke i dhënë kështu përparësi vlerësimit të çrregullimeve të ligjërimit, të llidhura ngushtë me forclusion-in e Emrit-të-Babait si dhe çrregullimeve të imazhit të trupit dhe ëndjes (jouissance) që i shoqëron, të lidhura këto me apostrofimin e fallus-it.

(more…)