Zëra të tjerë
Një vështrim i ndryshëm mbi autizmin
7 Nëntor, Ora 11:00
Ministria e Shëndetësisë
Personat autistë nuk na dëgjojnë
si rrjedhojë ne nuk i dëgjojmë ata.
Por padyshim, ne kemi diçka
për t’ju thënë atyre.
Jacques Lacan
‘
Zëra të tjerë‘ është një dokumentar i bazuar në dëshminë e Albertit, një djaloshi 21 vjeçar, të diagnostikuar me sindromën Asperger. Mendimet e tij brenda një labirinti, bisedat që i ka me një shok nga qyteti i tij dhe një udhëtim që ai bën me familjen e tij në Bruksel, për të parë për herë të parë muzeumin e Tintin-it (një nga pasionet e tij më të mëdha), na sjell më afër me mënyrën e tij krejtësisht të veçantë të të kuptuarit dhe të jetuarit. Një botë armiqësore e përshkruar nga përvoja personale emocionale por optimiste, e nënave dhe e baballarëve të fëmijëve të diagnostikuar me autizëm. Një botë e çuditshme së cilës psikanaliza i qaset nga këndvështrimi i subjektivitetit, i veçantisë dhe respektit.
Një vështrim i ndryshëm i autizmit që na sjellin më afër një tjetër mënyre e të qenurit në botë dhe të mbijetuarit përbrenda saj. Një këngë për dinjitetin si dhe një çështje qytetërimi dhe e të drejtave të njeriut.
(more…)