Adresa

Nga

Publikuar tek Artikuj, Prezantime/Reportazhe/Intervista me 22 August 2018

Adresa adresa Pyetjes se ç’dashkërka Lakani në shqip nuk mund t’i përgjigjesha menjëherë kur Ardian Vehbiu ma drejtoi. Atë kohë ëndërrimi për ta sjellë në shqip u mpleks me tekstet e Vehbiut në peizazhe të fjalës. Një nga shtysat e para ishte prania e druajtjes dhe të një lloj ankthi që sjell teksti i Lakanit, element që e vura re menjëherë tek Vehbiu. Nëse teksti nuk e tut lexuesin (çdo përkthyes është fillimisht dhe lexues) nuk do t’i isha afruar aspak kësaj folie à deux.  Sfida ishte të mos shndërrohej ëndrra në makth dhe të na ulej këmbëkryq angështia… Pse në shqip? Sigurisht mund të vazhdoja ta lexoja e ta lexonim në gjuhë të ndryshme këtë autor dhe të vijoja diskutimet për psikanalizën vetëm me të huajt por ja që dëshira më riktheu tek shqipja dhe më riktheu literalisht në vendlindje. Dikur i pata thënë Elsës (Demo) e cila më pyeti menjëherë për arsyet e mia (si çdo subjekt me ndopak gravitet që ngre pyetjen përse dikush ndërmerr të bëjë diçka dhe nuk ia nënkupton d.m.th. tret arsyen që në zanafillë) pas shpjegimit që psikanaliza dhe teksti i Lakanit nuk mund të përhapet veçse si farë kosi dhe se arsyeja e nismës lidhej me mungesën e diskutimeve me kolegëve shqipëtarë që më çonte në një vetmi pakrye. Nëse nuk do flisnim për psikanalizën në shqip nuk kisha asnjë arsye për të jetuar (dhe punuar) në këtë vend. (more…)

Reale

Nga

Publikuar tek Tekste, me 1 May 2018

… reale… Ju ka qëlluar që të shihni ndonjë sekuencë nga flimat e fillimit të kinemasë, të tipit vëllezërit Lumière 1895, ku nën tingujt e një pianoje që kumbon deri diku hareshëm, një kovaç rreh hekurin me sa fuqi që ka? Duket absurde! Një mbrëmje isha ulur diku pranë një dritareje dhe vështroja kalimtarët në rrugë, duke interpretuar lëvizjet e tyre dhe duke imagjinuar pak histori mbi secilin, ndërsa dëgjoja muzikë, nga ajo që mua më pëlqen, dhe në një fraksion sekonde u gjenda në këtë lloj absurdi. Nuk kishte lidhje të mundshme midis meje dhe kalimtarëve, midis meje dhe lëvizjeve të tyre që kishin pa dyshim kuptimin që kyçej brenda tyre, por që ishte i papenetrueshm dhe që nuk mund të mbërrinte deri tek unë. Muzika më shkëpuste totalisht ndaj çdo lloj kuptimi apo koherence dhe më linte bosh, më bënte një vrimë të thellë. (more…)

I Huaji

Nga

Publikuar tek Tekste, me 30 April 2018

I Huaji  Në 24 Shkurt 2018 u mbajt në Romë Forumi Europian i Psikanalizës me temën “I Huaji”, një temë e cila bëri bashkë psikanalizën dhe politikën, në një kohë kur lëvizjet migratore drejt Europës trazojnë çdo ditë ujërat, që edhe para kësaj, nuk kanë qenë kaq të qeta. Kur them politikën, nuk dua të them aspak politikanët (të cilët mblidhen në të tjera forume), por dua të them fjalërimin politik, si një fjalërim në lidhje me shoqërinë e organizuar. Kjo tematikë mbi të huajin më prek shumë, ashtu siç besoj se prek shumë shqiptarë. I huaj, për ne shqiptarët, është një fjalë që ka gëzuar mahnitjen e atyre viteve kur çdo gjë e huaj ishte e lakmuar, kaq e lakmuar sa sapo na u dha rasti, vrapuam në anën tjetër të detit, në anën tjetër të botës, për të zënë vëndin e të huajit, të atij që ishte jashtë, duke rrezikuar jo pak. Ky vrap ndihet sot në gjithë Europën, edhe më gjerë. Janë njerëz që vrapojnë ti ikin mizerjes, luftës, shkatërrimit, vdekjes dhe për të cilët, dera, është rallëherë e hapur. (more…)

Një bisedë me Anjeza Senja Tafaj rreth përvojës në spitalin për fëmijë dhe adoleshentë ‘Clos-Bernard’

Nga

Publikuar tek Fëmija, PRAXIS me 24 November 2017

Një bisedë me Anjeza Senja-Tafaj rreth përvojës së saj si stazhiere praktikante në spitalin psikiatrik ditor, Hôpital de Jour, Clos-Bérnard, që pret fëmijë dhe adoleshente ne Paris.
– Anjeza ju jetoni dhe punoni në spitalin e Elbasanit (jo atë psikiatrik), mund të na tregoni për kontaktin tuaj të parë me psikanalizën, si ndodhi ky takim mes këtyre dy botëve?
– Sapo kisha mbaruar studimet e ciklit të dytë në punë sociale me drejtimin klinik, një e njohura ime më kishte folur për disa seminare të cilat zhvilloheshin në Shqipëri nga lektorë të huaj në fushën klinike. Takimi ndodhi në fakt në prezantimin e librit të parë të përkthyer në shqip “Mësimet e Mia” të Lacanit. Menjëherë sapo e mora librin nisa ta lexoj e të nesërmen vendosa te shkoja në seminar për të dëgjuar e mësuar më shumë mbi Lacanin e veprat e tij për të cilat deri në atë moment nuk kisha asnjë dijeni.
(more…)

Njoftim mbi Urdhrin e Psikologut

Nga

Publikuar tek Njoftime, Prezantime/Reportazhe/Intervista me 15 November 2017

Deshirojme t’ju bejme me dije vendimin e Gjykates se Tiranes ne lidhje me Urdhrin e Psikologut per te qartesuar kete situate kaq kaotike kaq te perfolur e te shfrytezuar nga gjithefare lloj subjektesh apo individesh me kreativitet relativisht te kufizuar. Meqenese leximi eshte nje talent deri diku dhurate e Tjetrit, i cili zhvillohet gjate femijerise relativisht te hershme, por qe rritet e mbruhet deri vone do deshim te kontribuonim modestisht ne ushqimin e tij. Thene kjo gjithmone kemi parasysh qe qellimi ketu reduktohet ne nje permiresim te raportit qe nje subjekt gezon me shkronjen ‘la lettre’ (ose jo sepse hidherimi mund ta shpoje subjektin sidomos ate post-totalitar). Keshtu ne fund te dites le te mos t’i perfytyrojme individet si subjekte aq te palexuar saç mund te jene ata qe ulen neper karrige pa kembe e qe pikerisht s’mund kurrsesi te uleshin per te lexuar qofte nje rresht te vetem te ligjit (behet fjale per leximin me te gjtha shtresat simbolike qe e shoqerojne nje ligj)! Na shkruani pra nese keni shqetesime, pyetje, pakenaqesi, pagjumesi apo te tjera shenja te shendetshme ne pergjigje te ketij proçesi kaq te shumtuar qe nisi nga farsa e zgjedhjeve e deri tek njesite guerilla Rambo 333 te pagezuara task-force…. Por na shkruani edhe per te komunikuar me shume mbi proçesin prapa skenave dhe fenereve te cilitdo institucioni (nga shefi i departamentit i fakultetit publik deri tek ish ministri i mireqenieve sociale te imagjinuara) qe i bene fresk ketij seriali me numer te kufizuar episodesh. Na shkruani ne kete periudhe rremuje per tu perditesuar me rrugen e nisur nga nje numer i madh personash qe jane bere bashke kunder farses dhe mediokritetit! Shkarko vendimin e Gjykates Tirane njoftim lidhur me urdhrin e psikologut Jemi ne dispozicionin tuaj, rrethilakanian@nyjelakim.net Mos prisni diten e neserme, reagoni sot!

Jazz dhe psikanalizë

Nga

Publikuar tek Prezantime/Reportazhe/Intervista, me 14 November 2017

Eva Filaj voix

Jazz dhe psikanalizë

Para pak kohësh, isha në Paris në një kongres psikanalize organizuar nga Shkolla Lakaniane e Psikanalizës. Në një nga mbrëmjet që kaluam atje, bashkë me një kolege, ndoqëm një koncert jazz. Jazz është një nga pëlqimet e mia të kahershme dhe koncerti, për të disatën herë, nuk më zhgënjeu, përkundrazi. Solisti që performonte në skenë, Dwight Trible, kishte një mënyrë shumë të veçantë interpretimi. Në një lojë të vazhdueshme me zërin e tij, ai e kulmonte atë në kufijtë e një klithme për ta ulur më pas ndjeshëm, deri në fikje. Dukej se, mënyra që kishte zgjedhur për të interpretuar, përçonte mesazhe të kodifikuara, që rrihnin përtej muzikës. E përkryer! Isha përfundimisht nën sharmin e kësaj loje. Në një moment gjatë mbrëmjes, ndërsa ishim duke admiruar performancën e artistit në këtë kafe-restorant parizien, me zë të ulët, i them koleges sime se “për mua, jazz dhe psikanaliza janë njëlloj, po aq pasionues”. Krejtësisht e qartë për vendin e secilës prej të dyjave në jetën time, më surprizoi associmi që bëra. (more…)