Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri
14 Shkurt, Ora 9h-16h Salla e Bibliotekës, Muzeu Historik Kombëtar
KRIZA! Fjala e rendit të ditës ose siç e quan Lacan-i, një kryeshënjues që përshkon gjithmonë e më shumë çdo cak të shoqërisë sonë në institucionet e saj më të ndryshme: çiftin, familjen, shkollën, punën … Kriza shtron në mënyrë rrënjësore çështjen e ‘lidhjes’ dhe ‘zgjidhjes’ së marrëdhënies, në një shoqëri jo më të bazuar mbi idealin dhe kufirin, por përkundrazi, mbi promovimin e objektit të konsumit dhe ëndjes së pakufizuar të cilën do t’jua garantonte subjekteve konsumatorë.Shkarkoje Shkarkoje