Çfarë është delir dhe çfarë nuk është tek psikozat

Nga

Publikuar tek Seminaret e psikanalizës me 27 Tetor 2012

Fusha Frojdiane – Sesioni i tretë

17 Nëntor,  9h00-18h00 Auditoriumi i Pediatrisë, Salla, ‘Galileu Galilei’, Q.S.U.T.

 Çfarë është delir dhe çfarë nuk është tek psikozat. Nga pikëpamja klinike deliri është një prej simptomave kyçe të psikozës. Psikiatria tradicionalisht pati izoluar tipet dhe funksionet e tyre sipas tablove psikopatologjike. Freud-i duke studjuar rastin e Schreber-it mundi të përpilojë tezën revolucionare e cila ishte dhe ajo vetë një përpjekje shërimi e ndërtuar prej subjektit. Lacan-i e mori këtë tezë duke e ripërpunuar nën dritën e vështirësisë që kishte shënjuesi për të treguar tërësisht ëndjen (jouissance) e qenies folëse (parlêtre). Në këtë mënyrë Lacan-i arriti të përcaktojë një dialektikë ndërmjet delirit si konstruksion dhe asaj që nuk bën pjesë në të. Ky dallim thelbësor na mundëson atë që sot ne mund ti përgjigjemi psikoanalitikisht konfigurimeve bashkëkohore në të cilat paraqitet shpesh psikoza, kur delirin nuk mund ta dallojmë ose kur ai nuk shfaqet si i interpretueshëm. Në këtë seminar do të përshkruajmë etapat e elaborimit psikanalitik të temës thelbësore të klinikës së psikozës nga Freud-i deri tek Lacan-i.

Shkarkoje

Lini një Përgjigje