Zgjedhjet dhe votimet gjatë një pandemie – Sebastian Godlewski

Nga

Publikuar tek COVID-19, Tekste me 2 May 2020

Kur ata vërshuan  përgjatë kufirit                                                                                 LRO – COVID-19  2020 #48 më paralajmëruan të dorëzohesha.                                                                               11 prill 2020 Këtë unë nuk mund ta bëja. (Leonard Cohen, Partizani)

LACANIAN REVIEW ONLINEPost nyjelakim Ina Islami

Zgjedhjet dhe votimet gjatë një pandemie

Sebastian Godlewski « Të gjithë e mbajnë në vetvete  murtajën, sepse askush, jo, askush në botë nuk është i lirë prej saj. »   Këto fjalë marrë nga romani “Murtaja” i Albert Camus kanë tingëlluar shumë universale për 70 vjet. Mesazhi i librit shkon përtej asociacioneve me Luftën e Dytë Botërore e cila në atë kohë përfundoi. Këto i referohen qëndrimit që mban individi kur ndodh diçka e padurueshme, e paparashikueshme, e paimagjinueshme. Sot ne ndiejmë një prekje të reales edhe më të qartë. Secili individualisht, por edhe si bashkësi, si kombe si qënie njerëzore. Heronjtë e romanit të Camus po përpiqen të çlirohen nga kjo murtajë. Qëndrimet janë të ndryshme, secilit individ bart një zgjedhje subjektive. Këto zgjedhje mund të mbartin, për shembull vlerën e heroizmit, të frikës, të llogaritjeve, por siç edhe autori thekson, të ndryshimeve dhe rivlerësimeve etike. Në vitet 1348-1352 Giovanni Boccaccio përjetoi një nga epidemitë më të rënda që goditi Evropën. Në veprën e tij, “Dekameroni”, mund të kuptohen katër qëndrime ndaj « murtajës që shpërhapet »: devocion, reflektimi, arratisja, karnavalja. Unë do të ndjek gjurmët e tij, nisur nga situata në Poloni në fillim të muajit Prill, kur më e keqja është duke ardhur, dhe më e keqja – shfaqja e “ kalorësve të apokalipsit ” të rradhës/ – ende po konsiderohet (dhe mund të mos e ndryshojë vendin e vet). Do të përpiqem t’i referohem atmosferës së ndjerë në bisedat me pacientët, në diskutimet sociale, mediat, që i referohen propozimeve të shkrimtarit mesjetar. Devocion Polonia konsiderohet një vend katolik. Për shumë polakë një identifikim i tillë është i volitshëm, ai mbetet një garantues i mirëqenies, por gjithashtu kontribuon në sjellje segregative. Pozicioni i Kishës Katolike po zhvlerësohet gradualisht; nëse ka ende ndikim, kjo është gjithnjë e më pak morale dhe më shumë politike. Të mbështetesh tek lutjet dhe ndëshkimi hyjnor në një pandemi është disi qesharake. Kështu që, shkencizmi zë vendin e besimit, sidomos në kohën e murtajës. Fjalët “vaksina” dhe “ilaç që bën efekt” janë vazhdimisht kryefjala e ditës. Çdo shpresë për përftimin e shpejtë të mjekimeve bjerret dhe zhgënjimi mbulohet nga një mesazh për një tjetër metodë premtuese. Në terma frojdianë [2], ky qëndrim mund të përshkruhet falë termit të « unit origjinal » pasiv dhe besimplotë ndaj një force të jashtme e aftë për të përftuar iluzionin e sigurisë. Reflektim Një besim i tillë në shkencizëm i përshtatur me propozimin e diskursit kapitalist e paralizon procesin e reflektivitetit. Por në thelb, nga do të vinte kjo nëse ndër vite shkencat humane dhe veçanërisht filozofia janë zhdukur nga universitetet, të përhumbura në paradigmat e llogaridhënies dhe dobisë? Gjithnjë edhe më pak njerëzit janë duke kërkuar në dhomat tona të këshillimit për një kuptim të ri të jetës. Efektet e këtij procesi mund të shihen sot. Premtimi për të patur shëndet dhe për t’u shëruar është çfarë ka më tepër vlerë në vend të kërkimit të një kuptimi duke përsiatur dëshirën për të qenë. Qoftë edhe nëse dikush bie në grackën e biopolitikës në këtë mënyrë.  Arratisje Në Poloni, gjithnjë e më shumë po zbatohen rregullat kufizuese të izolimit. Aktualisht ju mund të dilni nga shtëpia vetëm individualisht dhe vetëm për qëllime të punës ose të nevojave jetësore. Aktivitetet sportive, hyrja në parqe dhe madje edhe pyje është e ndaluar. Shkeljet e këtyre ndalimeve janë sporadike, por nuk është e vështirë të parashikosh që përshkallëzimi i mëtejshëm i kufizimeve do të rrisë frustrimin dhe shkaktojë ikjen prej izolimit. Një problem edhe më serioz lidhet me llojet e tjera të arratisjeve që qeveria polake u ofron qytetarëve të saj. Kjo është një arratisje nga njohuritë lidhur me përhapjen e pandemisë dhe një arratisje nga përgjegjësia e shtetit sa i përket sistemit shëndetësor. Mungesa e njohurive shkakton në masë të vogël vdekje nga COVID-19. Në vendin tim, kryhet një numër i papërfillshëm i testeve (pothuajse 2000 për milion banorë, ndërsa në Republikën Çeke i përafrohet 7000). Ka shumë raste të vonesave dhe refuzimeve. Për më tepër, rastet vdekjeprurëse të sëmundjes me simptoma të virusit Corona që nuk konfirmohen me teste nuk përfshihen në statistika. Kjo është e mundur falë një mashtrimi të thjeshtë duke përdorur ICD-10, në të cilin kodi U07.2 (që i korrespondon me një situatë të tillë) nuk trajtohet njësoj si U07.1 (vdekja e pacientit që ju nënshtrua testit). Shmangia nga përgjegjësia e autoriteteve çoi në faktin se furnizimi në spitale me veshje mbrojtëse, teste, ushqime u trajtuan nga institucionet joqeveritare dhe donatorët. Karnavalet Karnavalja e jashtëzakonshme financohet nga partia qeverisëse në Poloni. Ligji dhe Drejtësia e fokusojnë ligjërimin politik në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për datën 10 maj. Propozime të shumta për të ndryshuar ligjin zgjedhor (përfshirë atë kushtetues) vetëm nxehin opinionin publik. Politika është përpjekur të shkëputet nga kërcënimi ekzistencial i një pandemie. Rroftë karnavalja – zgjedhjet dhe votimet në kohën e vdekjes. A do të ndryshojë kjo? A është llogaritja politike e vetmja etikë e mundshme? Kush do të dalë te jetë Antigona? Përpos të gjitha këtyre vërehet atmosfera sublime e solidaritetit midis njerëzve, respektimi i njerëzve nga « vija e parë ». Në këtë mënyrë, në emër të dashurisë, secili harron angështinë e tij të përgjumur. Përkthimi nga Ina Islamaj ___________________________________________ [1] Në polonisht fjalët “zgjedhje” dhe “votime” tingëllojnë njësoj. Artikulli në anglisht : ‘Choices and elections during a pandemic’ https://www.thelacanianreviews.com/choices-and-electionsduring-a-pandemic/ [2] Intervistë me prof. Z. Mikolejko, 2020 [3] S. Freud, “Civilization and Its Discontents”, 1930. Imazhi: Një përrallë nga Decameron (1916) nga John William Waterhouse.

Leave a Reply