Komunikim urgjent në lidhje me aktivitetet e datës 6 & 7 mars

Nga

Publikuar tek Prezantime/Reportazhe/Intervista me 4 Mars 2020

Të nderuar kolegë, Me keqardhje ju njoftojmë se lektori G.F. Arzente na komunikon për shtyrjen e aktivitetit të datës 6 dhe 7 mars për arsye të situatës së krijuar në Itali por jo vetëm dhe udhëzimeve lidhur me riskun e përhapjes së epidemisë së coronavirus-it nëpër aeroportet në Itali por jo vetëm si dhe grupimet e ndryshme të njerëzve. Shpresojmë që kjo situatë të mos e ngarkojë rrethin lakanian me një rritje të interpretimeve dhe asociacioneve të lira me çrregullimet e panikut pasi ne besojmë tek angështia si shenja që nuk gënjen […] që lidhet me realen… (Jacques Lacan, Seminari X, Angështia.). Përtej humbjes reale të këtyre takimeve gjithmonë frymëzues siç janë seminaret e psikanalizës, solidarizohemi me kolegët italianë të cilët po përjetojnë një situatë të mirëfilltë të panikut jo dhe aq të pajustifikuar. Do t’ju njoftojmë për datën e ardhshme te seminarit në javët në vijim! Ju falenderojmë për mirëkuptimin! Ju mirëpresim, Rrethi Lakanian Shqiptar, Jolka Nathanaili-Penotet

Lini një Përgjigje