Bisedë mbi takimin në institucion me Olta Shehaj, drejtoreshën e çerdhes 56

Nga

Publikuar tek Fëmija, PRAXIS me 1 October 2018

J.N.P. – A mund të ndani me ne përshtypjet mbi këtë takim?

O.SH.Për të  vijuar mbi takimin e zhvilluar diten e premte [21 shtator] në prani të stafit të çerdhes dhe dr. Daniel Roy, përshtypjet që mora nga stafi i çerdhes ishin tepër pozitive dhe ajo që i kishte lënë më shumë mbresa nga takimi ishte qetësia, maturia dhe dashamirësia me të cilën Dr. Roy fliste për fëmijët me aftësi ndryshe. Për të kaluar tek mendimi im personal, nga vizita e tij në çerdhe më bëri shumë përshtypje sesi ai arriti të krijonte marrdhënie me një nga fëmijët e njërit grup  vetëm në 3 min kohë,  konkretisht me një fëmijë, që frekuenton çerdhen prej një vitit dhe deri tani përveç meje nuk ka shfaqur afeksion me asnjë nga stafi dhe ka vështirësi të krijojë lidhje me të huajt. Më la mbresa të jashtëzakonshme ky fakt.

J.N.P. – Çfarë kishte të jashtëzakonshme ky kontakt me fëmijën, pra si diçka që i shpëton të përditshmes në institucione (një zotëri në moshë ulet për të luajtur me fëmijën në shesh) si e analizoni ju këtë ?

O.SH.Mënyra e qasjes së dr. Roy me fëmjët por jo vetëm, butësia në mënyrën e tij te atashimit, maturia me të cilën ai përdori gjuhën e trupit duke pasur në disavantazh gjuhën e folur, ai u përpoq të lidhte urat e komunkimit me të vegjlit me kontaktin me sy, përdorimin e gjestikulacioneve dhe përdori disa lodra që fëmijet kishin në duar pikërisht ato momente dhe i ktheu të gjitha këto në favor të tij. Për t’ju përgjgjur pyetjes suaj, e jashtëzakonshmja qëndron në faktin sesi një njeri kaq i largët për ata fëmijë, arrin të depërtojë kaq furishëm në botën e tyre dhe krijon gati afeksion në një kohë kaq të shkurtër. E gjitha kjo falë profesionalizmit dhe përvojës së tij.

J.N.P. – A mblidheni ju në çerdhe për të diskutuar vështirësitë me fëmijët, në kuptimin e një takimi ku fjala zyrtarizohet për t’i mveshur një tjetër status. Nuk bëhet fjalë për një fjalë që mund t’i adresohet kujtdo nëpër korridore apo dhomat e fëmijëve por në një tryezë të rrumbullakët të themi?

O.SH.Në përvojën time si drejtuese e shoh shumë të domosdoshme të organizoj mbledhje ose takime individuale me stafin e punës për të diskutuar qoftë vështirësitë apo arritjet ashtu edhe ndarjet e opinioneve me koleget. Kjo është mëse e natyrshme, ndihmon në rikuperimin e situatave delikate dhe shmang problematikat madhore. Këto takime janë mesatarisht çdo dy muaj dhe ndihmon stafin në punën e përditshme, motivon ata që ndihen të pasigurtë për të zgjidhur një situatë të krijuar dhe çon përpara punën në grup.

J.N.P. – Gjatë takimit vura re një shumësi folësish dmth një padurim në disa raste për të folur njëkohësisht me dikë tjetër duke e vështirësuar qarkullimin dhe pasimin e fjalës nga njëri folës tek tjetri dhe kjo mund të jetë pasojë e arsyeve të ndryshme kulturore, historike, apo hierarkike, por gjithsesi ky fakt e shfaq haptazi nevojën për ta strukturuar fjalën. Si mund të punohet për të krijuar një kulturë të fjalës nëpër institucione pasi ende kultura jonë shfaq një pështjellim në këtë aspekt, i njohur mirë prej sociologëve si dukuri që e përftojnë fjalën në kahe vertikale dhe jo horizontale duke prodhuar ndasi, ndrydhje etj. ? (shiko. Pierre Bourdieu ‘La Distinction, critique sociale du jugement’)

O.SH. – Kësaj pyetje/konstatimi do ti përgjgjesha shumë shkurt se përveç arsimimit dhe prejardhjes të gjithësecilit prej nesh, ajo që lë një gjurmë thelbësore në formimin e dikujt (nisur që në fëmijërinë e hershme) është Modeli. Me fëmjët është më e lehtë të depërtosh e të transmetosh modelin tënd, por me të rriturit e të përgjegjshmit nuk ndodh kollaj ky proçes. Nevojitet që gjithsecili prej atyre që drejtojnë një skuadër pune të japi modelin e lidershpit si një njeri i matur, i qetë, elokuent, që ka dëshirën t’i dëgjojë të gjithë e të bëjë më  të mirën e mundshme për të vijuar me qëllimin e punës. Nëse është dëshira e mirë për të bërë një ndryshim rrënjësor lidhur me këtë problematikë, kush më mirë se Psikanalistët do ta bënte?

J.N.P. – Për të thënë diçka më tepër mbi çfarë parashtrova, mendoj se ky ngërç i shoqërisë sonë vjen edhe nga një trashëgimi e një gjuhe të drunjtë (totalitare), kjo dukuri e të folurit vertikal është rrënuese sepse keqpërdoret për të përftuar pushtet, ndrydhje etj., konkretisht dikush që gëzon një status më të lartë autorizohet vetvetiu ti flasë apo të mëtojë dikë me një status më të ulët. psh fjala që kalon nga psikologu drejt edukatores me qëllimin për ti dhënë dije më tepër sesa fjala nga edukatorja drejt psikologut. Qasja e psikanalizës në këtë rast është tërësisht e përmbysur ku fjala buron së pari nga poshtë-lart të themi – nga fëmija tek i rrituri…nga edukatorja tek psikologu/operatori social etj. Këtë praktikë vë në veprim psikanaliza prandaj nuk bëhet fjalë për “trajnime” dijesh që vijnë në trajtë pilule, të gatshme pra të përpunuar nga të rriturit, të ndërgjegjshmit. Jo, piskanaliza i bën vend një autoriteti tjetër, të papërpunuar, atij të pavetëdijshëm që tek fëmija shfaqet më haptazi për arsye të mungesës së mekanizmave të vetëdijshëm :ndrydhjes, shtypjes etj. Ky autoritet nënkupton në thelb përulësinë ndaj kësaj pjese brenda nesh së pari dhe në një kohë të dytë përulësi ndaj simptomës së fëmijës, fjalës se tij/saj, por edhe shqetësimit të edukatores e kështu me rradhë. Ky është kahu ynë i punës, nga e pavetëdijshmja drejt së vetëdijshmes…Nga më i vogli tek më i madhi dhe jo anasjelltas, ne mësojmë prej fëmijëve, prej simptomës jo prej normalitetit por prej së ndryshmes. Sprova me pushtetin e së pavetëdijshmes është më e vërtetë në sensin që të jep realisht, të mëson, ndërsa përballja me atë pushtetin tjetër (të vetëdijshmin) është e rreme, sipas  Lacan-it është ëndje [jouissance’], pra një qorrsokak i mundshëm.

O.SH. – Për sa i përket vërjetjes së fundit, jam dakord me atë çfarë konstatoni lidhur me keqpërdorimin e fjalës nga individët që gëzojnë një status të caktuar. Kjo vjen si pasojë e shumë ngërçeve që kemi ne si shoqëri dhe rrjedhimisht e transmetojmë këtë tek puna jonë e përditshme. Ajo që vlen të theksojë është se një pjesë e mirë e drejtuesve relativisht të rinj në moshë kanë tendencën të jenë më të butë e më të drejtpërdrejtë se pjesa tjetër. Pra e shoh si një problematikë në zvogëlim.

J.N.P. – Pra si një kalim nga i madhi drejt të voglit. Po uroj një model i zvogëluar sepse përballja me fëmijën të detyron fatmirësisht gjithmonë të rrëzosh modelet e ti rindërtosh gjërat nga ex nihilo duke përfshirë në një vallëzim pjesët e tjetrit dhe pjesët e tua! 

IMG-20180924-WA0015 IMG-20180924-WA0007 IMG-20180924-WA0010 IMG-20180924-WA0006 IMG-20180924-WA0011 IMG-20180924-WA0000

Leave a Reply