Kategori: Tekste

Reale

… reale…

Ju ka qëlluar që të shihni ndonjë sekuencë nga flimat e fillimit të kinemasë, të tipit vëllezërit Lumière 1895, ku nën tingujt e një pianoje që kumbon deri diku hareshëm, një kovaç rreh hekurin me sa fuqi që ka? Duket absurde!

Një mbrëmje isha ulur diku pranë një dritareje dhe vështroja kalimtarët në rrugë, duke interpretuar lëvizjet e tyre dhe duke imagjinuar pak histori mbi secilin, ndërsa dëgjoja muzikë, nga ajo që mua më pëlqen, dhe në një fraksion sekonde u gjenda në këtë lloj absurdi. Nuk kishte lidhje të mundshme midis meje dhe kalimtarëve, midis meje dhe lëvizjeve të tyre që kishin pa dyshim kuptimin që kyçej brenda tyre, por që ishte i papenetrueshm dhe që nuk mund të mbërrinte deri tek unë. Muzika më shkëpuste totalisht ndaj çdo lloj kuptimi apo koherence dhe më linte bosh, më bënte një vrimë të thellë.

(më tepër…)

I Huaji

I Huaji 

Në 24 Shkurt 2018 u mbajt në Romë Forumi Europian i Psikanalizës me temën “I Huaji”, një temë e cila bëri bashkë psikanalizën dhe politikën, në një kohë kur lëvizjet migratore drejt Europës trazojnë çdo ditë ujërat, që edhe para kësaj, nuk kanë qenë kaq të qeta. Kur them politikën, nuk dua të them aspak politikanët (të cilët mblidhen në të tjera forume), por dua të them fjalërimin politik, si një fjalërim në lidhje me shoqërinë e organizuar.

Kjo tematikë mbi të huajin më prek shumë, ashtu siç besoj se prek shumë shqiptarë. I huaj, për ne shqiptarët, është një fjalë që ka gëzuar mahnitjen e atyre viteve kur çdo gjë e huaj ishte e lakmuar, kaq e lakmuar sa sapo na u dha rasti, vrapuam në anën tjetër të detit, në anën tjetër të botës, për të zënë vëndin e të huajit, të atij që ishte jashtë, duke rrezikuar jo pak. Ky vrap ndihet sot në gjithë Europën, edhe më gjerë. Janë njerëz që vrapojnë ti ikin mizerjes, luftës, shkatërrimit, vdekjes dhe për të cilët, dera, është rallëherë e hapur.

(më tepër…)

E pavetëdijshmja si pulsim

E pavetëdijshmja si pulsim
     Eva Filaj

Seminari i fundit i rrethit lakanian shqiptar që u mbajt të shtunën, në 15 prill 2017, në Tiranë, priti psikanalisten e njohur Myriam Mitelman, e cila trajtoi një temë interesante mbi të pavetëdijshmen: “Nga e pavetëdijshmja si tekst, në të pavetëdijshmen si pulsim”. Përkufizimi i të pavetëdijshmes si pulsim më nxiti në një reflektim të cilin do të doja ta ndaja me të gjithë ju.
IMG_3912Ç’është pulsimi? Nëse i referohemi shqipes, pulsimi është një dridhje, një goditje ritmike, pra përmban një fakt që ndodh. Faktet, ngjarjet, nuk vijnë asnjëherë vetëm, ka gjithmonë një para dhe një pas tyre, kemi të bëjmë pra, me një vazhdimësi ngjarjesh.
Vazhdimësia është një nocion i njohur në psikanalizë. Nëse i referohemi Jacques-Alain Miller, në mësimin e tij 1,2,3,4 të 14 nëntorit 1984, vazhdimësia në psikanalizë do të nënkuptonte vetë psikanalizën, me seancat e para dhe vazhdimësinë e tyre, me fjalët e para dhe ato që rrjedhin prej tyre, me asociacionet e para, do të shtoja, dhe ato që lidhen pas tyre.
Kjo vazhdimësi ka rregullat e veta të brendshme që e qeverisin, rregulla për të cilat subjekti nuk ka asnjë dijeni. Nëse marrim rastin e një subjekti në analizë, do të vërejmë që ngjarjet e sjella prej tij, mund të lidhen në mënyrë logjike me momente, data, fakte që sigurisht kanë një kuptim për subjektin, por një kuptim për të cilin ai nuk ka dijeni. Jemi pra këtu, në një regjistër të pastër të të pavetëdijshmes.

Vazhdimësia është e lidhur ngushtë me nocionin e kohës, apo për të qenë më të saktë, të kohëve. Koha përcakton momente të cilave mund tu referoheshim si t-ˡ dhe tˡ, apo t-² dhe t², dhe te cilat ndodhen pikërisht para dhe pas momentit t, moment që për mua, është momenti kur fillon pulsimi. Duke ecur përpara në përkufizimin e kuptimit që unë i jap këtij momenti kyç, që mbart pulsimin, ndiej që jam duke i dhënë atij një dimension ekzistencial dhe dua të besoj që nuk gaboj.
Pulsimi, me rrahjet dhe ritmikën që e përkufizojnë, është ai që karakterizon humbjen e formës, çmbështjelljen dhe shtendosjen e elementëve të trysnuar brenda kubit që supozohet të kontrollojë qënien duke i mohuar asaj identitetin.

Ja pse ky përkufizim i të pavetëdijshmes si pulsim, në një qasje lakaniane, mu duk kaq inspirues.

Humbja e realitetit në psikozë dhe në neurozë [Alma Hasalami]

Alma Hasalami

Humbja e realitetit te neuroza dhe te psikoza

Frojdi ka treguar në shkrimin e tij “Neuroza dhe psikoza” se një nga veçoritë që dallon neurozën nga psikoza është fakti se në neurozë Uni, duke u varur nga realiteti, shtyp një pjesë të Es-it , ndërsa në psikozë, i njëjti Un, i vendosur në këtë rast në shërbim të Es-it, shkëput një pjesë të realitetit. Kështu për neurozën faktori vendimtar do të jetë mbizotërimi i ndikimit të realitetit, ndërsa në psikozë do të jetë mbizotërimi i Es-it. Në psikozë, humbja e realitetit është domosdoshmërisht e pranishme, kurse në neurozë mund të duket sikur kjo humbje mund të shmanget.

(më tepër…)

Çfarë na mëson psikanaliza për psikozën

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

24 tetor,  Ora 9h-18h
Q.S.U.T.

Në ditët e sotme psikiatria klinike klasike nuk përbën më një referencë. Këtë e dëshmon edhe versioni i fundit i Manualit diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore (DSM V). Fusha e ashtuquajtur e “shëndetit mendor” po pushtohet nga disa rryma të cilat na paraqiten si shkencore thjesht sepse ato veçojnë, klasifikojnë dhe masin sjelljen njerezore. Sipas kësaj qasjeje të re, nuk hyjnë më në punë njohuritë e psikiatrisë klasike – ndërtimi i një klinike diferenciale bazuar në studimin e detajuar të rastit. Gjithë prurjet që psikanaliza ka mundur të sjellë qofshin këto në trajtën e një konstanteje strukturore të kësaj klinike diferenciale apo shqetësimi i saj i përhershëm mbi singularitetin e çdo subjekti në këtë strukturë, janë zhdukur.

(më tepër…)

Subjekti në kohën e krizave

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

14 Shkurt,  Ora 9h-16h
Salla e Bibliotekës, Muzeu Historik Kombëtar

KRIZA! Fjala e rendit të ditës ose siç e quan Lacan-i, një kryeshënjues që përshkon gjithmonë e më shumë çdo cak të shoqërisë sonë në institucionet e saj më të ndryshme: çiftin, familjen, shkollën, punën …
Kriza shtron në mënyrë rrënjësore çështjen e ‘lidhjes’ dhe ‘zgjidhjes’ së marrëdhënies, në një shoqëri jo më të bazuar mbi idealin dhe kufirin, por përkundrazi, mbi promovimin e objektit të konsumit dhe ëndjes së pakufizuar të cilën do t’jua garantonte subjekteve konsumatorë.

(më tepër…)

Momente krize

Momente krize

Gil Caroz

Një hipotezë: lista e grupeve psikanalitike që formojnë NLS-në përmbajnë një dije rreth “krizës”, që do të përbënte interes nëse do të nxirrej në dritë. Nëse e konsiderojmë krizën si një prej shënjuesve kyç (kryeshënjuesit) të kohës sonë dhe që si e tillë përbën një mënyrë për ta emërtuar realen, panoplia e vendeve që mbulon shkolla jonë mund të na mësojë mbi një seri mënyrash në marrëdhënie me realen. Midis Izraelit, vend vazhdimisht në krizë dhe Zvicrës që duket se i shmang të gjitha krizat, Greqia dhe Irlanda u bënë shenjat e krizës ekonomike në Europë, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë prekursoret e krizës së shkencizmit dhe teknologjisë, Belgjika është vendi i një krize gjuhësore, Ukraina është e përshënjuar nga krizat e një shteti që e ka të vështirë të imponohet si i tillë e kështu me rradhë ….

Shkarkoje )

 

Il sogno e il reale

Il sogno e il reale

Pierre Naveau

Il sogno Padre, non vedi che brucio? ha un posto a parte. Questo sogno, raccontato da una paziente, è citato da Freud all’inizio dell’ultimo capitolo della sua Traumdeutung. Quando Lacan prende in esame il sogno in questione, nel terzo capitolo del Seminario XI, indica fin da subito che esso gira attorno al legame che “unisce un padre al cadavere del figlio morto”. Dopo aver vegliato il proprio figlio, il padre si addormenta e sogna…

Il sogno e il reale