Kategori: Fëmija

Bisedë mbi takimin në institucion me Olta Shehaj, drejtoreshën e çerdhes 56

J.N.P. – A mund të ndani me ne përshtypjet mbi këtë takim?

O.SH.Për të  vijuar mbi takimin e zhvilluar diten e premte [21 shtator] në prani të stafit të çerdhes dhe dr. Daniel Roy, përshtypjet që mora nga stafi i çerdhes ishin tepër pozitive dhe ajo që i kishte lënë më shumë mbresa nga takimi ishte qetësia, maturia dhe dashamirësia me të cilën Dr. Roy fliste për fëmijët me aftësi ndryshe. Për të kaluar tek mendimi im personal, nga vizita e tij në çerdhe më bëri shumë përshtypje sesi ai arriti të krijonte marrdhënie me një nga fëmijët e njërit grup  vetëm në 3 min kohë,  konkretisht me një fëmijë, që frekuenton çerdhen prej një vitit dhe deri tani përveç meje nuk ka shfaqur afeksion me asnjë nga stafi dhe ka vështirësi të krijojë lidhje me të huajt. Më la mbresa të jashtëzakonshme ky fakt.

(more…)

Një bisedë me Anjeza Senja Tafaj rreth përvojës në spitalin për fëmijë dhe adoleshentë ‘Clos-Bernard’

Një bisedë me Anjeza Senja-Tafaj rreth përvojës së saj si stazhiere praktikante në spitalin psikiatrik ditor, Hôpital de Jour, Clos-Bérnard, që pret fëmijë dhe adoleshente ne Paris.
– Anjeza ju jetoni dhe punoni në spitalin e Elbasanit (jo atë psikiatrik), mund të na tregoni për kontaktin tuaj të parë me psikanalizën, si ndodhi ky takim mes këtyre dy botëve?
– Sapo kisha mbaruar studimet e ciklit të dytë në punë sociale me drejtimin klinik, një e njohura ime më kishte folur për disa seminare të cilat zhvilloheshin në Shqipëri nga lektorë të huaj në fushën klinike. Takimi ndodhi në fakt në prezantimin e librit të parë të përkthyer në shqip “Mësimet e Mia” të Lacanit. Menjëherë sapo e mora librin nisa ta lexoj e të nesërmen vendosa te shkoja në seminar për të dëgjuar e mësuar më shumë mbi Lacanin e veprat e tij për të cilat deri në atë moment nuk kisha asnjë dijeni.
(more…)