Kategori: COVID-19

Kronikë ëndrrash të paralajmëruara

chavanne Ëndrra, Puvis de Chavanne

“… dhe pastaj, janë ca ëndrra që e bëjnë më keq gjithë këtë që jam duke kaluar”, – më thotë zëri i pacientit në telefon. Në këtë kohë kufizimesh, kjo është mënyra që bashkëbiseduesi im ka gjetur për të punuar mbi gjërat që e mundojnë, duke më vënë në anën tjetër të lidhjes telefonike.  Është ora 18 e mbrëmjes. Covid-19 ka ditë që ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Rrugët janë të shkreta dhe qyteti ngjan me një skenë filmi horror, duket sikur jeta e ka braktisur. Qepenat e dyqaneve janë të gjitha të ulura dhe kafenetë të zbrazura, megjithëse në tarracat e tyre tavolinat kanë mbetur në vendet e  zakonshme, të mëparshme, sikur në pritje të okupohen, të mbajnë sipër gotat dhe filxhanët e zakonshëm, të ndiejnë duar tu mbështeten sipër, ujë, tu derdhet aksidentalisht.  Ora po shkon 22 dhe nata ka mbuluar qytetin. Asgjë nuk e prish qetësinë e saj, me përjashtim të ca dritave reklamash të mekura që pulsojnë pa tërhequr më vëmendjen e askujt. Në televizione ka ca që ka filluar numërimi. Është ora e zërave dramatikë në çdo kanal televiziv. “Më shani mua”, – në ekran, kryeministri, me përulësi propozon zgjidhjen e tij të vetme për angështinë që ka pushtuar njerëzinë.  Mesnatë. Tani është ora e pagjumësisë, ora kur trupat, të lodhur nga pasiviteti i ditës, fillojnë rrotullimet, përpjekjet, mundimet dhe stërmundimet për të harruar, të paktën për disa orë, makthin nga i cili nuk po munden të zgjohen. Në këto thërrime harrimi fillojnë, në mënyrë të parashikueshme, të thuren copëza ëndrrash nga më të ndryshmet, nga më të guximshmet, nga më të çmendurat, boll të jenë ëndrra! Nga ato që plotësojnë vetëm një nevojë, nevojën për gjumë. Ora 5 e mëngjesit. Heshtjen e thyen ndezja e motorit të një automjeti, pastaj edhe një tjetër automjet ndizet në garazhin që gjendet poshtë apartamentit tim. Paskam lënë dritaren hapur! E sapozgjuar, nuk po kuptoj më se çfarë po ndodh. Zgjohem për të vazhduar ëndërrimin, atë të të gjithë qytetit. Nga ëndrra në zhgjëndërr! Ja një fjalë e thesarit të shqipes që më tërheq veçanërisht, një fjalë që rreket të bëjë kuptimin e saj midis ëndrrës, gjëndrës dhe kundër-ëndrrës (zh-ja është një parashtesë e shqipes që përdoret shpesh për krijimin e antonimeve).  Më kujtohet atëherë një fjali nga Seminari i XXV-të i Jacques Lacan, një fjali që u komentua shumë vitin e kaluar, në Torino, gjatë një konference psikanalize: …”nuk ëndërrojmë vetëm kur flejmë.” Njerëzit fillojnë të dalin në rrugë me motivin më absurd në një orë kaq të hershme mëngjesi: të bëjnë pazarin! Mezi kanë pritur të përdorin autorizimin e vetëm të ditës për të dalë nga shtëpia. Dhe sa më parë aq më mirë, në dyqane nuk gjejnë atë rradhën e tmerrshme që ndonjëherë i vjen rrotull pallatit ku gjendet dyqani, shitësit janë më të qetë (ndoshta sepse nuk iu ka dalë mirë gjumi), ajri është më i pastër¿, virusi fle ende ndoshta? Dhe dita vazhdon njëlloj, me një këmbëngulje repetitive që nuk rregullon asnjë parim kënaqësie! Tiranë, 6 maj 2020 ______ 1. Eric Laurent, Le Réveil du rêve ou l’esp d’un rev, texte d’orientation du XIIème Congress de la AMP, Janvier 2019,https://congresoamp2020.com/fr/articulos.php?sec=el-tema&sub=textos-de-orientacion&file=el-tema/textos-de-orientacion/19-09-11_el-despertar-del-sueno-o-el-esp-de-un-sue.html.

Zgjedhjet dhe votimet gjatë një pandemie – Sebastian Godlewski

Kur ata vërshuan  përgjatë kufirit                                                                                 LRO – COVID-19  2020 #48 më paralajmëruan të dorëzohesha.                                                                               11 prill 2020 Këtë unë nuk mund ta bëja. (Leonard Cohen, Partizani)

LACANIAN REVIEW ONLINEPost nyjelakim Ina Islami

Zgjedhjet dhe votimet gjatë një pandemie

Sebastian Godlewski « Të gjithë e mbajnë në vetvete  murtajën, sepse askush, jo, askush në botë nuk është i lirë prej saj. »   Këto fjalë marrë nga romani “Murtaja” i Albert Camus kanë tingëlluar shumë universale për 70 vjet. Mesazhi i librit shkon përtej asociacioneve me Luftën e Dytë Botërore e cila në atë kohë përfundoi. Këto i referohen qëndrimit që mban individi kur ndodh diçka e padurueshme, e paparashikueshme, e paimagjinueshme. Sot ne ndiejmë një prekje të reales edhe më të qartë. Secili individualisht, por edhe si bashkësi, si kombe si qënie njerëzore. Heronjtë e romanit të Camus po përpiqen të çlirohen nga kjo murtajë. Qëndrimet janë të ndryshme, secilit individ bart një zgjedhje subjektive. Këto zgjedhje mund të mbartin, për shembull vlerën e heroizmit, të frikës, të llogaritjeve, por siç edhe autori thekson, të ndryshimeve dhe rivlerësimeve etike. (më tepër…)