Kategori: Film – diskutim

Zëra të tjerë

Zëra të tjerë

Një vështrim i ndryshëm mbi autizmin
7 Nëntor, Ora 11:00
Ministria e Shëndetësisë

Personat autistë nuk na dëgjojnë
si rrjedhojë ne nuk i dëgjojmë ata.
Por padyshim, ne kemi diçka
për t’ju thënë atyre.

Jacques Lacan

Zëra të tjerë‘ është një dokumentar i bazuar në dëshminë e Albertit, një djaloshi 21 vjeçar, të diagnostikuar me sindromën Asperger. Mendimet e tij brenda një labirinti, bisedat që i ka me një shok nga qyteti i tij dhe një udhëtim që ai bën me familjen e tij në Bruksel, për të parë për herë të parë muzeumin e Tintin-it (një nga pasionet e tij më të mëdha), na sjell më afër me mënyrën e tij krejtësisht të veçantë të të kuptuarit dhe të jetuarit. Një botë armiqësore e përshkruar nga përvoja personale emocionale por optimiste, e nënave dhe e baballarëve të fëmijëve të diagnostikuar me autizëm. Një botë e çuditshme së cilës psikanaliza i qaset nga këndvështrimi i subjektivitetit, i veçantisë dhe respektit.

Një vështrim i ndryshëm i autizmit që na sjellin më afër një tjetër mënyre e të qenurit në botë dhe të mbijetuarit përbrenda saj. Një këngë për dinjitetin si dhe një çështje qytetërimi dhe e të drejtave të njeriut.

(më tepër…)

Prezantim i librit në shqip të J. Lacan “Mësimet e mia” përkthyer nga Ardian Vehbiu

Pėrshėndetje, Kemi kėnaqėsinė e veçantė t’ju ftojmė tė merrni pjesė nė prezantimin e librit tė parė nė shqip tė psikanalistit francez Jacques Lacan me njė pėrkthim tė Ardian Vehbiut. Libri do tė prezantohet nga psikanalisti Maurizio Mazzotti nė njė bashkėbisedim me publikun dhe me pėrkthyesin Ardian Vehbiu tė premten nė 16 nėntor ora 18h30 tek Muzeu Historik Kombėtar.

Pas diskutimit po nė sallėn Unesco nė orėn 19h30 jeni tė ftuar tė ndiqni filmin “Takim me Lacan-in”. (më tepër…)