Kategori: Seminaret e psikanalizës

Humbja e realitetit në psikozë dhe në neurozë [Alma Hasalami]

Alma Hasalami Humbja e realitetit te neuroza dhe te psikoza Frojdi ka treguar në shkrimin e tij “Neuroza dhe psikoza” se një nga veçoritë që dallon neurozën nga psikoza është fakti se në neurozë Uni, duke u varur nga realiteti, shtyp një pjesë të Es-it , ndërsa në psikozë, i njëjti Un, i vendosur në këtë rast në shërbim të Es-it, shkëput një pjesë të realitetit. Kështu për neurozën faktori vendimtar do të jetë mbizotërimi i ndikimit të realitetit, ndërsa në psikozë do të jetë mbizotërimi i Es-it. Në psikozë, humbja e realitetit është domosdoshmërisht e pranishme, kurse në neurozë mund të duket sikur kjo humbje mund të shmanget. (more…)

Çfarë na mëson psikanaliza për psikozën

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

24 tetor,  Ora 9h-18h Q.S.U.T.

Në ditët e sotme psikiatria klinike klasike nuk përbën më një referencë. Këtë e dëshmon edhe versioni i fundit i Manualit diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore (DSM V). Fusha e ashtuquajtur e “shëndetit mendor” po pushtohet nga disa rryma të cilat na paraqiten si shkencore thjesht sepse ato veçojnë, klasifikojnë dhe masin sjelljen njerezore. Sipas kësaj qasjeje të re, nuk hyjnë më në punë njohuritë e psikiatrisë klasike – ndërtimi i një klinike diferenciale bazuar në studimin e detajuar të rastit. Gjithë prurjet që psikanaliza ka mundur të sjellë qofshin këto në trajtën e një konstanteje strukturore të kësaj klinike diferenciale apo shqetësimi i saj i përhershëm mbi singularitetin e çdo subjekti në këtë strukturë, janë zhdukur.

(more…)

Subjekti në kohën e krizave

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

14 Shkurt,  Ora 9h-16h Salla e Bibliotekës, Muzeu Historik Kombëtar

KRIZA! Fjala e rendit të ditës ose siç e quan Lacan-i, një kryeshënjues që përshkon gjithmonë e më shumë çdo cak të shoqërisë sonë në institucionet e saj më të ndryshme: çiftin, familjen, shkollën, punën … Kriza shtron në mënyrë rrënjësore çështjen e ‘lidhjes’ dhe ‘zgjidhjes’ së marrëdhënies, në një shoqëri jo më të bazuar mbi idealin dhe kufirin, por përkundrazi, mbi promovimin e objektit të konsumit dhe ëndjes së pakufizuar të cilën do t’jua garantonte subjekteve konsumatorë.

(more…)

Ç’është të dëgjosh ? Fillimi i një analize

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

8 Nëntor,  Ora 9h-17h Universiteti Politeknik i Tiranës, Salla e Bibliotekës ‘Silvano Pedrollo’ Dy fjalët e këtij titulli tregojnë një korelacion midis dëgjimit të propozuar dhe mundësisë për një subjekt për t’u angazhuar në një proçes analitik. Me këtë nënkuptohet kompleksiteti i kushteve që i paraprijnë fillimit të një analize. Koncepti i dëshirës së Tjetrit i konceptuar nga Lacan-i, do të na lejojë që të përcaktojmë disa nga këto kushte nëpërmjet punës klinike me një rast. (more…)

Simptoma dhe fantazmatika në klinikën psikanalitike

Seminari i Fushës Frojdiane në Shqipëri

9 Nëntor, Ora 9h-18h Akademia e Shkencave, Salla e Bibliotekës Në këtë seminar do të trajtohet çështja e simptomës dhe vendi i fantazmatikës në klinikën psikanalitike. Të dyja këto koncepte përbëjnë binarët kryesorë që e shoqërojnë gjithmonë përvojën psikanalitike. Rëndësia e rolit që luan simptoma është e barasvlefshme me atë të ushtruar nga fantazmatika në momentin e përmbylljes së saj. Seminari do të zhvillojë një analizë nëpërmjet teksteve të S. Freud, J.Lacan dhe J.A.Miller si dhe prezantimeve klinike.   (more…)

Cili transfert tek psikozat ?

Fusha Frojdiane

18 Maj,  9h00-18h00 Akademia e Shkencave, Salla e Bibliotekës, Sheshi Fan Noli.  

“Il folle non deve essere misurato in termini di deficit e di dissociazione delle funzioni. Lo psicotico infatti è un soggetto nel pieno senso della parola. Da Freud sappiamo che il soggetto, sia esso nevrotico, psicotico o perverso, è sempre il soggetto dell’inconscio. Ma qual è la molla che scatta perché si arrivi ad avere come risultato un folle? Tutto il seminario ruota intorno a questo interrogativo. Lentamente, procedendo a spirale, Lacan arriva a delineare la cause delle psicosi. Essa non si annida nell’immaginario, ossia nel rapporto duale, tra un io e un altro io, fossero anche madre e bambino. La causa si annida nel simbolico, ossia in quel rapporto di cui Freud aveva dato il paradigma nella triade edipica e che Lacan, utilizzando l’apporto di de Saussure e di Jakobson, arriva a tradurre in termini di metafora. In gioco è un difetto della metafora paterna, a cui Lacan darà il nome di forclusione del Nome-del-Padre. Nel seminario Lacan ricorre per illustrarlo alle Memorie di un malato di nervi del presidente Schreber, a cui Freud aveva dedicato un saggio. Ma non è il testo di Freud a chiarire quello di Schreber. È il testo di Schreber a mettere in luce la pertinenza delle categorie forgiate da Freud, come ebbe a dire Lacan presentando le Memorie nella traduzione francese”.

Jacques Lacan, Il seminario III, Le psicosi, 1955-1956, Einaudi, Torino.

Sommario: Introduzione alle questione delle psicosi.- Tematica e struttura del fenomeno psicotico. – Del significante e del significato.- I dintorni del buco. Avvertenza.

Bashkangjitur do të gjeni programin për seminarin e psikanalizës të datës 18 maj. Lektori do të jetë zoti Sergio Caretto anëtar i SLP (Scuola Lacaniana di Psicoanalisi). Seminari i titulluar ‘Cili transfert tek psikozat ?’ do të zhvillohet tek Akademia e Shkencave, salla e Bibliotekës’ nga ora 9h00 deri në orën 18h00.

  (more…)