Kategori: Forum i hapur – diskutim

Bisedë rreth filmit “Në qiell të hapur”, me Ardiola Bodinakun

Bisedë me Ardiola Bodinakun, psikologe pranë Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Tiranë. affiche (1)E.F. – Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor, në 10 tetor 2018, Rrethi Lakanian Shqiptar bëri të mundur, për të dytën herë, shfaqjen e filmit “Në qiell të hapur” me regji të Mariana Otero. Është një film i realizuar në Qendrën “Le Courtil”, një institucion për fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime mendore. Ardiola, ti e ke parë këtë film të dyja herët, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Spitalin Psikiatrik në Vlorë? A.B. – Po, fimin “Në qiell të hapur” e pashë për herë të parë në 11 Maj në Biblotekën Kombëtare, ku ishte takimi dhe prezantimi im i parë me Rrethin Lakanian dhe anëtarët e grupit. Si në çdo takim të parë, isha skeptike për atë që pashë, për ata që njoha, apo për pritshmëritë që mund të kisha nga ky takim. Ndërsa hera e dytë siç e thatë dhe ju, ishte data 10 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor në Spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe e them me bindje që ishte diçka tjetër për mua.   E.F. – Në bisedën që zhvilluam pas shfaqjes së filmit, ti the që pasi e pe për herë të parë këtë film, nuk munde të bëje asnjë pyetje. Mund të na shpjegosh pse ky film të la të heshtur? (more…)

10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor, spitali psikiatrik ‘Ali Mihali’, Vlorë

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, 10 Tetor, në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë do të shfaqet filmi dokumentar ” Në qiell të hapur”  realizuar në qendrën rezidenciale ” Le Courtil” që ndodhet në kufirin franko-belg.
Dokumentari përcjell dëshmi të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale.
Pas filmit do të diskutojmë mbi praktikat institucionale në Europë dhe Shqipëri dhe se si mund të përmirësojmë cilësishëm  shërbimet e shëndetit mendor.
Më pas do të kemi një prezantim dhe diskutim me të ftuarit rreth librit “Mësimet e mia” të Jacques Lacan, përkthyer nga Ardian Vehbiu.
Aktiviteti i fundit i ditës do të jetë vizita ne serën e ngritur nga pacientë të Spitalit Psikiatrik dhe banorë të Shtëpive të Mbështetura. Të lidhur me tokën, të dobishëm për veten  dhe komunitetin.
affiche (1)

Zëra të tjerë

Zëra të tjerë

Një vështrim i ndryshëm mbi autizmin 7 Nëntor, Ora 11:00 Ministria e Shëndetësisë Personat autistë nuk na dëgjojnë si rrjedhojë ne nuk i dëgjojmë ata. Por padyshim, ne kemi diçka për t’ju thënë atyre.

Jacques Lacan

Zëra të tjerë‘ është një dokumentar i bazuar në dëshminë e Albertit, një djaloshi 21 vjeçar, të diagnostikuar me sindromën Asperger. Mendimet e tij brenda një labirinti, bisedat që i ka me një shok nga qyteti i tij dhe një udhëtim që ai bën me familjen e tij në Bruksel, për të parë për herë të parë muzeumin e Tintin-it (një nga pasionet e tij më të mëdha), na sjell më afër me mënyrën e tij krejtësisht të veçantë të të kuptuarit dhe të jetuarit. Një botë armiqësore e përshkruar nga përvoja personale emocionale por optimiste, e nënave dhe e baballarëve të fëmijëve të diagnostikuar me autizëm. Një botë e çuditshme së cilës psikanaliza i qaset nga këndvështrimi i subjektivitetit, i veçantisë dhe respektit. Një vështrim i ndryshëm i autizmit që na sjellin më afër një tjetër mënyre e të qenurit në botë dhe të mbijetuarit përbrenda saj. Një këngë për dinjitetin si dhe një çështje qytetërimi dhe e të drejtave të njeriut. (more…)